Happy hap një kapitull të ri: Wallet & BNPL tashmë në App Store dhe Google Play
Happy hap një kapitull të ri: Wallet & BNPL tashmë në App Store dhe Google Play
Një eksperiencë e re digjitale që sjell më shumë fleksibilitet, akses dhe lehtësi në menaxhimin e financave të përditshme.
Happy nis një kapitull të ri në rrugëtimin e tij, duke prezantuar një ekosistem të zgjeruar shërbimesh digjitale, me dy risi të rëndësishme: Wallet & Buy Now, Pay Later (BNPL), tashmë të disponueshme në App Store dhe Google Play.
Ky lançim shënon një hap të rëndësishëm në evolucionin e Happy, nga një platformë loyalty drejt një partneri financiar që synon të jetë pjesë e përditshmërisë së përdoruesve, duke sjellë shërbimet financiare më pranë tyre përmes teknologjisë.
Përmes portofolit dixhital (Wallet), përdoruesit përfitojnë një mënyrë të re dhe më të lehtë për të aksesuar dhe menaxhuar pagesat e tyre, ndërsa zgjidhja BNPL (Buy Now, Pay Later) sjell një dimension të ri fleksibiliteti në mënyrën se si kryhen blerjet dhe organizohen pagesat.
Përtej eksperiencës së përdoruesve, Happy sjell një vlerë të shtuar edhe për tregtarët, duke krijuar mundësi për një proces shitjeje dhe transaksioni tërësisht dixhital dhe cashless. Nëpërmjet shërbimeve të integruara digjitale, Happy POS dhe aplikacionit HAPPY, tregtarët dhe klientët kanë në dispozicion zgjidhje të integruara që lehtësojnë dhe mundësojnë përmbylljen e një shitjeje dhe realizimin e një transaksioni pa përdorimin e parasë fizike.
Ky ekosistem synon të ndërthurë teknologjinë, komoditetin dhe fleksibilitetin financiar në një eksperiencë të vetme, duke thjeshtuar ndërveprimin mes tregtarëve dhe klientëve dhe duke mbështetur kalimin drejt një ekonomie gjithnjë e më digjitale.
“The Next Chapter of Happy” nuk është thjesht një lançim i ri teknologjik, por një hap përpara në vizionin e Happy për t'u shndërruar në një partner financiar të përditshëm, duke vendosur përdoruesin dhe nevojat e tij në qendër të eksperiencës.
Aplikacioni Happy është tashmë i disponueshëm për shkarkim në App Store dhe Google Play.
Shkarko Happy dhe zbulo kapitullin e ri!




