HAPPY angazhon talentet e reja në zgjidhjen e sfidave reale të biznesit në Innovation Bootcamp Albania

HAPPY angazhon talentet e reja në zgjidhjen e sfidave reale të biznesit në Innovation Bootcamp Albania

HAPPY, pjesë e BALFIN Group, mori pjesë në edicionin e parë të Innovation Bootcamp Albania, ku ekipi i studentëve që punoi mbi sfidën e propozuar nga kompania u rendit në vendin e dytë të kompeticionit.

I zhvilluar më 26–30 tetor 2026, programi mblodhi rreth 30 studentë, mentorë dhe përfaqësues të bizneseve, me synimin për të nxitur bashkëpunimin mes akademisë dhe industrisë. Aktiviteti u organizua nga Match4Research dhe Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës.

Sfida e HAPPY, e prezantuar nga Ersi Hoxholli, Senior Developer në kompani, u përqendrua në përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) dhe elementeve të lojëzimit (gamification) për të krijuar një përvojë dixhitale më të personalizuar dhe ndërvepruese. Studentët u ftuan të zhvillonin një prototip që ndërthur elemente si pikët, nivelet dhe shpërblimet me teknologjinë AI.

Gjatë programit pesëditor, ekipet zhvilluan idetë e tyre me mbështetjen e mentorëve dhe i prezantuan zgjidhjet përpara jurisë. Ekipi që trajtoi sfidën e HAPPY fitoi vendin e dytë, duke dëshmuar potencialin e talenteve të reja për të kontribuar me ide krijuese ndaj sfidave të biznesit.

Kjo pjesëmarrje pasqyron angazhimin e BALFIN Group për të mbështetur talentet e reja dhe për të forcuar bashkëpunimin mes arsimit dhe sektorit privat.

Përmes pjesëmarrjes në Innovation Bootcamp Albania, HAPPY përforcon angazhimin e BALFIN Group për të mbështetur zhvillimin e talenteve të reja, për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe për të forcuar bashkëpunimin mes arsimit dhe industrisë.