POLITIKA E PRIVATËSISË PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE PROGRAMI I BESNIKËRISË HAPPY SHPK

Kush jemi:

HAPPY Shpk është një kompani që operon kryesisht në fushën e ofrimit të shërbimeve të kujdesit ndaj klientit, ofrimin e shërbimeve të “Programeve të Besnikërisë” për subjekte të tjera tregtar/ platformave elektronike, realizimin e teleshitjeve, marketingut, kërkimeve të tregut, përpunimin e të dhënave statistikore, etj.

Në këtë Politikë Privatësie, ne përshkruajmë se si mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale kur ndërveproni me faqen tonë të internetit, angazhoheni me shërbimet tona ose komunikoni me ne, si dhe të dhëant që mbledhim gjatë proceseve përpunuese që kryejmë gjatë aktivitetit tonë.

Ne e njohim rëndësinë e transparencës dhe besimit në marrëdhënien tonë me ju dhe jemi të përkushtuar të sigurojmë që të dhënat tuaja personale të trajtohen me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjislacionin dhe rregullat në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Pasi të përfundoni lëximin dhe njohjen e kësaj politike, ju keni të drejtë të zgjidhni vetë nëse do t’i pranoni, apo jo, kushtet e saj në rubrikën përkatëse.

Ne ju informojmë se kjo Politikë Privatësie mund të ndryshohet herë pas here, veçanërisht në rast të ndryshimeve ligjore, rregullatore ose ndryshimeve në mënyrën e ofrimit të shërbimeve tona. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen zyrtare web dhe/ose në aplikacionin Happy Pay dhe do të hyjë në fuqi 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas publikimit.

Nëse nuk jeni dakord me ndryshimet e publikuara, mund të na kontaktoni në adresën e emailit loyalty@happy.al ose në numrin e telefonit [+355 44803999], përpara hyrjes së tyre në fuqi.

E rëndësishme!

Kjo politikë nuk ka për qëllim të ndryshojë termat dhe kushtet e ndonjë marrëveshjeje të lidhur me ne, as të drejtat që ju keni sipas legjislacionit në fuqi.

Vetëm personat mbi 16 vjeç mund të bëhen pjesë e shërbimeve të ofruara nga Happy shpk

  1. INFORMACION PËR KONTROLLUESIN E TË DHËNAVE PERSONALE

HAPPY Shpk

Adresa: Rr. Tish Daija, Kompleksi KIKA 2, Pallati Nr.2, 1060, Tiranë, Shqipëri

NUIS: M02219018E

Numër telefoni: +35544803999

E-mail: loyalty@happy.al

WhatsApp 0684076096

Kontakt tek Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave: dpo@happy.al

  1. KATEGORITË E TË DHËNAVE PERSONALE QË NE PËRPUNOJMË

HAPPY Shpk, në kuadër të aktivitetit dhe proceseve përpunuese që kryen, vepron si “Kontrollues” për programin e Besnikërisë (Loyalty) dhe si “Përpunues” në rastet kur ofron shërbime për kompani të tjera të cilat i konsideron si klientë sipas marrëveshjes përkatëse

Të dhënat personale mblidhen drejtpërdrejt nga subjekti i të dhënave gjatë regjistrimit, përdorimit të aplikacionit, ndërveprimit me programin e besnikërisë ose nëpërmjet partnerëve tregtarë në momentin e identifikimit të anëtarit për përfitimin e pikëve.

Në cilësinë e “Kontrolluesit”, ne mbledhim dhe përpunojmë këto kategori të dhënash personale:

Në kuadër të Programit të Besnikërisë (Loyalty), për anëtarët e Happy, në momentin e regjistrimit, mbledhim dhe përpunojmë, me pëlqim të subjekteve të të dhënave (duke i informuar paraprakisht, sipas çdo forme regjistrimi),dy kategori të dhënash. Të dhënat opsionale, nuk janë të nevojshme për regjistrimin dhe anëtarësimi në Happy, nuk ndikon me dhënien apo jo të tyre nga subjekti i të dhënave.

Të domosdoshme për regjistrim në Program
Vullnetare (nëse dëshiron t’i japë)

Emër Mbiemër
E-mail
Gjinia
Adresa
Numër Telefoni
Data e lindjes së fëmijës
Qyteti
-
Data e lindjes.
-

Të dhënat mblidhen nëpërmjet faqes web www.happy.al si dhe nëpërmjet aplikacionit HAPPY.

Në kuadër të përpunimit të të dhënave personale për personat e interesuar/vizitorët, nëpërmjet faqes web, rubrikës “Na kontaktoni”, e cila ju mundëson atyre të marrin informacion mbi procedurat e anëtarësimit në Happy dhe shërbimet, mbledhin të dhënat si:

Emri mbiemri
E-mail,
telefoni,
adresa
mesazhi që përçon.

Të Dhëna mbi Hapat: Nëse Klienti jep pëlqimin e tij të shprehur, aplikacion tuaj Happy mund të lidhet m një aplikacion të autorizuara për gjurmimin e aktivitetit fizik që numëron hapat (p.sh. Google Fit, Apple Health), për të aksesuar dhe përpunuar të dhëna për numrin e hapave të përditshëm dhe/ose mujor,. Kompania zbaton parimin e minimizimit të të dhënave dhe nuk ruan të dhëna të detajuara historike mbi këtë aktivitet fizik. Këto informacione përdoren vetëm për të verifikuar nëse përdoruesi ka kaluar kufijtë e hapave për të fituar pikë shpërblimi, ruhen vetëm për periudhën mujore përkatëse, në masën e nevojshme për përmbushjen e qëllimit, dhe fshihen automatikisht pas përfundimit të saj

Këto të dhëna aksesohen vetëm kur Klienti aktivizon vetë opsionin e numërimit të hapave brenda aplikacionit.

Të dhënat tuaja do të trajtohen në përputhje me këtë Politikë Privatësie dhe legjislacionin në fuqi, duke garantuar konfidencialitet dhe siguri. Ne nuk shesim të dhëna personale ose sensitive palëve të treta. Të dhënat mbi hapat do të shfaqen në aplikacion dhe do të merren nga aplikacioni që numëron hapat vetëm me pëlqimin tuaj. Ato nuk do të ruhen apo përdoren për qëllime të tjera përveç shpërblimit të klientëve për arritjen e objektivave të tyre mujore.

Pëlqimi për aksesin në të dhënat mbi hapat mund të tërhiqet (çaktivizohet) në çdo kohë nga aplikacionit ose duke çaktivizuar lidhjen me aplikacionin përkatës.

  1. BAZA LIGJORE, QËLLIMET E PËRPUNIMIT DHE AFATET E RUAJTJES

Gjatë administrimit dhe funksionimit të Programit të Besnikërisë, ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me, Pjesën II, Kapitulli I i Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe kushtet e Programit të Besnikërisë, duke zbatuar parimet e ligjshmërisë, përgjegjshmërisë, transparencës, konfidencialitetit, saktësisë, minimizimit, kufizimit të ruajtjes në kohë, proporcionalitetit dhe sigurisë.

Mbi bazën e pëlqimit tuaj, ne i përpunojmë të dhënat tuaja të anëtarësisë sipas parashikimeve të nenit 7/1/a të ligjit nr.124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Anëtarët në këtë kuadër mund të kontaktohen nëpërmjet numrit të telefonit, SMS, WhatsApp, Viber, email, etj.

Qëllimet për të cilat ne përpunojmë të dhënat e anëtarit janë në përputhje me parashikimet ligjore dhe në varësi të llojit të ndërveprimit me Happy SHPK.

Gjatë regjistrimit në Programin e Besnikërisë Happy ju jepni të dhënat që janë të nevojshme për identifikimin e invidit. Të dhënat tuaja përpunohen vetëm nëse është dhënë pëlqimi i shprehur i subjektit të të dhënave.

Kur përdorni aplikacionin Happy, ne mbështetemi në pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave dhe për qëllime të kufizuara që lidhen me përmbushjen e kontratës që kemi lidhur me ju (për shembull, për blerjet e kryera përmes aplikacionit). Për administrimin e llogarisë dhe pikëve të besnikërisë, të dhënat tuaja janë të nevojshme për:

komunikim (Lajmërime për produkte apo shërbime të reja, ndryshime të tyre, dërgimi i ofertave të përgjithshme mbi përfitimet dhe shlyerja e pikëve që anëtari ka mbledhur etj). Komunikimet promocionale dhe marketingu direkt dërgohen vetëm në nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e shprehur, të cilin ka të drejtë ta tëheqë në cdo kohë, pa ndikuar në përdorimin e produkteve të Happy SHPK.

dërgimi i ofertave speciale të personalizuara që janë ekskluzivisht për anëtarin si privilegje shtesë të mbajtësve të kartave në përputhje me preferencat e tyre.

trajtimi i ankesave të ndryshme.

përmirësimi i shërbimeve tona.

të dhënat si Gjinia, Adresa, Qyteti, Data e lindjes dhe Data e lindjes së fëmijës përpunohen për qëllimin e përfitimeve të personalizuara.

'Hapat' përpunohen për ndjekjen e aktivitetit të përditshëm dhe shpërblimin me pikë besnikërie bazuar në numrin e hapave.". Edhe ky pëlqim mund të tërhiqet në cdo kohë dhe nuk ndikon në përdorimin e produkteve të Happy SHPK

Kur blini produkte pranë Partnerëve tanë, të dhënat personale janë të nevojshme për të na mundësuar përmbushjen e kontratës që kemi lidhur me ju. Gjatë blerjeve, ju përdorni Kartën tuaj Happy, në të cilën regjistrohen të dhënat e shumës së pagesës dhe tregtari, të cilat janë të nevojshme për të realizuar kovertimin e pikëve në kartën tuaj Happy në përputhje me blerjen / porosinë tuaj.

Kur vizitoni faqen tonë web ju merrni informacion mbi produktet dhe shërbimet tona. Ne mbledhim vetëm të dhëna teknike minimale të nevojshme për funksionimin dhe sigurinë e faqes web. Faqja jonë nuk përdor cookies për marketing ose profilizim të përdoruesve. Nëse përmes faqes tonë web ju paraqisni një kërkesë / ankesë, ne përpunojmë të dhënat që ju jepni vullnetarisht gjatë komunikimit, sidoqoftë ju kërkojmë dhe inkurajojmë që të mos dërgoni të dhëna të panevojshme ose kategori të veçanta të të dhënave personale që nuk janë të nevojshme për trajtimin e shqetësimit tuaj, për të cilin ne kemi të nevojshëm vetëm të dhëna si emri mbiemri, adresa e emailit, numri i telefonit dhe përmbajtja e ankesës suaj. Baza ligjore këtij përpunimi është interesi legjitim për administrimin e kërkesave / ankesave të klientëve, si dhe përmbushja e detyrimeve ligjore sipas legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të detyrimit ligjor për të trajtuar çështjen tuaj.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale është:

Zbatimi i marrëveshjes: E nevojshme për krijimin dhe ruajtjen e një marrëdhënieje me klientët (neni 6(1)(b) i GDPR, neni 7/1(a) dhe (b) i Ligjit Nr. 124/2024 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.

Detyrimi ligjor: Pajtueshmëria me kërkesat ligjore në fuqi lidhur me zbatimin e marrëveshjes (Neni 6(1)(c) i GDPR, Neni 7/1(c) i Ligjit Nr. 124/2024 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” në Shqipëri,

Interesi legjitim: Ushtrimi, mbrojtja dhe mbrojtja e pretendimeve ligjore, kur është e nevojshme (neni 6(1)(f) i GDPR dhe neni 7/1(dh) i Ligjit Nr. 124/2024 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri).

Afati i ruajtjes së të dhënave lidhet gjithashtu me mënyrën e ndërveprimit tuaj me Happy SHPK. Pas përfundimit të periudhës së ruajtjes, të dhënat personale fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurtë.

Kompania mirëmban dhe përpunon të dhënat tuaja për sa kohë që karta juaj e anëtarësimit mbetet aktive. Pas 5 (pesë) viteve nga caktivizimi i kartës / llogarisë Happy ose blerja e fundit e kryer, të dhënat fshihen automatikisht nga databaza (të qenit jo aktiv për një periudhë 5 vjeçare passjell fshirjen totale të të dhënave të klientit).

Të dhënat teknike të vizitorëve të faqes web, ruhen maksimalisht deri në 6 (gjashtë) muaj nga momenti i mbledhjes së tyre, për qëllime sigurie, administrimi të sistemit dhe mbrojtjeje nga akseset ose ndërhyrjet e paautorizuara.

Të dhënat personale të dërguara nga përdoruesit gjatë kërkesa / ankesave, ruhen për trajtimin dhe administrimin e kërkesës përkatëse dhe, në çdo rast, jo më gjatë se 3 (tre) vjet nga përfundimi i komunikimit, përveç rasteve kur legjislacioni në fuqi kërkon një periudhë më të gjatë ruajtjeje.

  1. SI I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Të dhënat tuaja personale ruhen në mënyrë elektronike në serverët e kompanisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe në serverët e ‘Inteliqua’ në Greqi, shtet anëtar të Bashkimit Evropian. Ne dhe ‘Inteliqua’ kemi zbatuar masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e të dhënave tuaja personale dhe për të parandaluar humbjen aksidentale, aksesin e paautorizuar, përdorimin, ndryshimin ose zbulimin e tyre. Këto masa përfshijnë, ndër të tjera, enkriptimin e të dhënave, kontrolle të aksesit të kufizuar bazuar në nevojën për njohje (need-to-know), si dhe kopje rezervë të sigurta të të dhënave.

Qasja në të dhënat personale është e kufizuar vetëm për punonjësit e autorizuar të ‘Happy’ dhe ‘Inteliqua’ dhe vetëm në masën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të kontraktuara. Të gjithë subjektet që kanë akses në të dhëna, janë të detyruara të respektojnë konfidencialitetin dhe të përpunojnë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale, GDPR (kur zbatohet), si dhe me marrëveshjet kontraktuale përkatëse ndërmjet palëve (marrëdhënie kontrollues–përpunues).

Gjithashtu, zbatohen politikat dhe rregulloret e brendshme të kompanisë për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale.

  1. MASAT TEKNIKE DHE ORGANIZATIVE PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE

Siguria e të dhënave është thelbësore për të mbrojtur informacionin dhe të dhënat personale, për të ruajtur integritetin dhe për t'u pajtuar me standardet ligjore dhe etike. Kompania jonë e ushtron aktivitetin e punës në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ka ngritur politikat dhe sistemet e nevojshme për këtë qëllim.

Ne kemi zbatuar masa të rrepta teknike dhe organizative për të reduktuar rrezikun e shkeljes, humbjes, aksesit apo përdorimit të paautorizuar të të dhënave personale. Këto masa përfshijnë, ndër të tjera, kontrollin e aksesit, enkriptimin, kufizimin e aksesit sipas roleve, monitorimin e sistemeve dhe mekanizma të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave gjatë përpunimit dhe transmetimit të tyre.

Në kuadër të bashkëpunimit me ofruesin e shërbimit INTELIQUA, privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale sigurohen përmes zbatimit të masave të përshtatshme teknike dhe organizative nga të dyja palët, duke përfshirë pseudonimizimin e të dhënave, përdorimin e kanaleve të sigurta të komunikimit dhe kufizimin e aksesit vetëm për personat e autorizuar. Gjithashtu, sigurohet marrja e pëlqimit tuaj të informuar përpara mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale, kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi.

Informacioni personal nuk do t’u zbulohet palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara në këtë Politikë Privatësie ose kur kërkohet nga legjislacioni në fuqi. Individët gëzojnë të drejtat që burojnë nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë të drejtën e aksesit, korrigjimit, kufizimit të përpunimit dhe fshirjes së të dhënave, sipas kushteve të përcaktuara në ligj.

Për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të ruajtur integritetin e proceseve të përpunimit, ne zbatojmë qasjet e mëposhtme:

Ruajtja e të dhënave - ne përdorim zgjidhje të ruajtjes së enkriptuar dhe baza të të dhënave me akses të kufizuar për të mbrojtur të dhënat personale.

Kontrolli i aksesit – ne zbatojmë kontrolle të rrepta aksesi për të kufizuar aksesin në të dhënat personale, duke siguruar që vetëm personeli i autorizuar mund të shikojë/aksesojë, ndryshojë ose fshijë, informacione ose të dhëna specifike.

Kanale komunikimi të sigurta – ne përdorim kanale të sigurta për shkëmbimin/komunikimin e informacionit, duke përfshirë shërbimin me e-maile të enkriptuara për të parandaluar përgjimin e të dhënave.

Pajisjet/ambientet në të cilat ne ruajmë të dhënat personale janë të vendosura në një mjedis të sigurt me akses të kufizuar fizik (d.m.th. dhomë të mbyllur).

Ne përdorim firewall, fjalëkalime të forta, programe antivirus dhe masa të tjera për të mbrojtur të dhënat personale (si enkriptimi dhe pseudonimizim).

Politika e ruajtjes së të dhënave – ne kemi miratuar rregulla për kohëzgjatjen e ruajtjes së të dhënave dhe asgjësimin e sigurt për të zbutur rrezikun e aksesit të paautorizuar në të dhëna të vjetruara (që sapo ju ka mbaruar afati i ruajtjes) ose të panevojshme.

Trajnimi për sigurinë e të dhënave – përpara fillimit të detyrës, ne sigurojmë që personeli përkatës, të trajnohet dhe certifikohet në fushën e mbrojtjes së të dhënave, të përditësohet mbi standardet dhe rregullat tona të sigurisë së të dhënave, praktikat dhe protokollet e menaxhimit të të dhënave specifike.

  1. TË DREJTAT TUAJA

Sipas neneve 12-20 të Ligjit nr.124, datë 19.12.2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ju gëzoni disa të drejta lidhur me të dhënat tuaja personale dhe mund të kërkoni në çdo kohë informacion shtesë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale.

Në zbatim të Ligjit Nr. 124, datë 19.12.2024 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’,, në lidhje me të dhënat personale që HAPPY Shpk përpunon, ju keni të drejtat si më poshtë:

E drejta për informim - Happy ka detyrimin të informojë subjektin e të dhënave për mënyrën e përpunimit të të dhënave personale, duke përfshirë qëllimin, bazën ligjore, afatin e ruajtjes, marrësit dhe të drejtat e tij, si dhe çdo vendimmarrje automatike apo transferim jashtë vendit. Ky informacion jepet para ose brenda afateve të përcaktuara me ligj

E drejta për akses – keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me ju përpunohen nga HAPPY Shpk, si dhe të keni akses në këto të dhëna dhe informacion rreth qëllimit, afatit, bazës ligjore për përpunim, kategoritë e të dhënave që përpunohen si dhe katëgoritë e marrësve;

E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale si dhe ndalimin e menjëhershëm të përpunimit;

E drejta për t’u harruar -Keni të drejtë të kërkoni që Happy të fshijë të dhënat tuaja personale dhe të njoftojë palët e tjera për këtë, si edhe që motorët e kërkimit të heqin informacionin e vjetruar që mund të dëmtojë reputacionin tuaj.

Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave;

E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të caktuara, sipas parashikimeve të nenit 19 të ligjit nr.124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

E drejta për transferueshmërinë e të dhënave – subjekti i të dhënave ka të drejtë që të dhënat personale të transferohen drejtpërdrejt nga një kontrolluesi ‘Happy’ SHPK tek një kontrollues tjetër.

E drejta për t’u ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshme për të dhënat personale ju mund të ankoheni me shkrim në adresën tonë zyrtare si dhe në emailin në adresën: loyalty@happy.al

E drejta për kompensim - nëse provoni që juve u është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, keni të drejtë të kërkoni kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil

Kërkesa me shkrim duhet të përmbajë nënshkrimin tuaj si dhe të shoqërohet me një kopje të vlefshme të mjetit tuaj të identifikimit, me qëllim që të shmangen mundësitë e abuzimit nga persona të tretë.

Kërkesa duhet të dërgohet me shkrim në adresën përkatëse të HAPPY Shpk drejtuar Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave, ose me email në adresën: dpo@happy.al

Ju mund ti ushtroni në mënyrë të lirë të drejtat tuaja.

Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, ne do t’ju dërgojmë informacionin e kërkuar, ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj.

Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e HAPPY Shpk, ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al.

Nëse përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqim, ju mund ta tërhiqni atë në çdo kohë. Për tërheqjen e pëlqimit mund të na kontaktoni në: Email: dpo@happy.al, Nr Telefon: +35544803999.

  1. MARRËSIT E TË DHËNAVE, TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE NË VENDET E TRETA

Ne i përhapim të dhënat tuaja personale me ofruesit tanë të shërbimeve, të kontraktuar nga kompania jonë për të kryer shërbime të ligjshme, për llogari të kompanisë sonë, nën mbikëqyrjen dhe sipas udhëzimeve tona, në funksion të një shërbimi sa më cilësor për ju.

Kontratat e shërbimit me ofruesit e shërbimeve parashikojnë rregulla specifike mbi konfidencialitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi

Kjo përfshin:

- Shërbimi i ofrimit të sistemit të regjistrimit– Kompania INTELIQUA (kontratë shërbimi).

- Shërbimet IT - GRUPI Balfin pjesë e të cilit është kompania jonë (kontratë shërbimi).

- Përhapje e të dhënave në kuadër të bashkëpunimit për projekte në përfitim të qytetarëve/anëtarëve.

- Përhapje të të dhënave me kompanitë kliente për qëllim të kalimit të pikëve kur bëhen blerje në dyqanet e klientëve (te dhënat si : emër, mbiemër, numër telefoni, të mbajtësit të kartës). Të dhënat shfaqen në platformën e HAPPY dhe klienti thjesht i shikon të dhënat në momentin e kalimit të kartës.

- Marrëveshje për shërbimin IT me Grupin Balfin (si kompani mëmë) për të garantuar sigurinë e rrjetit IT.

- Shkëmbimin e të dhënave në kuadër të projekteve apo bashkëpunimeve që lidhen me funksionimin e programit të besnikërisë, përfitimet e anëtarëve, si dhe komunikimeve promocionale dhe marketingut, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë paraprakisht pëlqimin përkatës.

Ne mund t'ua u japim të dhënat tuaja palëve të treta, si organet e parandalimit të veprave penale, mashtrimit, pastrimit të parave dhe organeve të zbatimit të ligjit për të respektuar detyrimet tona ligjore.

Kur transferojmë të dhënat tuaja personale në vende të treta, ne ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm dhe masat mbrojtëse shtesë për të siguruar që niveli i mbrojtjes së të dhënave dhe të drejtave tuaja të jetë i njëjtë si në Shqipëri.

  1. COOKIES

Faqja e internetit përdor cookies teknike, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e saj korrekt dhe për ofrimin e shërbimeve bazë ndaj përdoruesit. Këto cookies mundësojnë funksione thelbësore si siguria e faqes, menaxhimi i sesioneve, si dhe ruajtja e preferencave bazë të navigimit.

Cookies teknike janë të nevojshme për funksionimin e faqes dhe nuk mund të çaktivizohen përmes sistemeve të saj, pasi pa to faqja nuk mund të funksionojë siç duhet.

Përdorimi i këtyre cookies bazohet në interesin legjitim të Happy SHPK për të garantuar funksionimin teknik dhe sigurinë e shërbimit dhe nuk kërkon pëlqimin paraprak të përdoruesit sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përdoruesi mund të kufizojë ose bllokojë cookies përmes cilësimeve të shfletuesit të tij, por kjo mund të ndikojë në funksionimin e plotë të faqes.

  1. E DREJTA E ANKIMIT PËR TË DHËNAT PERSONALE

Nëse keni ndonjë ankesë ose shqetësim, mund të na drejtoheni në mënyrë të shkruar, në adresën përkatëse të HAPPY Shpk drejtuar Oficerit të Mbrojtjes së të Dhënave, ose me email në adresën: dpo@happy.al.

Ankesa duhet të përmbajë të dhënat tuaja identifikuese me qëllim që të shmangen mundësitë e abuzimit nga persona të tretë. HAPPY Shpk mund të kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë për, trajtimin e rregullt të kërkesës / ankesës dhe verifikimin e identitetit tuaj, me qëllim shmangien e aksesit ose përdorimit të paautorizuar të të dhënave personale nga persona të tretë.

Brenda 30 ditëve nga marrja e ankesës, ne do t’ju dërgojmë përgjigjen përkatëse. Në raste të kompleksitetit të kërkesës ose numrit të lartë të kërkesave, ky afat mund të zgjatet deri në 60 ditë, dhe ju do të informoheni brenda 30 ditëve për arsyet e zgjatjes.

Në rast pakënaqësie nga trajtimi i ankesës nga ana e HAPPY Shpk, ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al.

  1. NDRYSHIMET E POLITIKËS SË PRIVATËSISË

Përditësimi i fundit: 25 Maj 2026(vers. 2)

Korrik 2025 (vers.1)