Wallet
Terms & Conditions

Wallet Terms & Conditions

TERMS AND CONDITIONS FINANCIAL SERVICES HAPPY PAY SH.A.

Kjo kontratë për hapjen e llogarisë së parasë elektronike paraqet Kushtet e Punës (në vijim Marrëveshja) së: Happy Pay SHA, një shoqëri e themeluar sipas ligjislacionit shqiptar dhe regjistruar në QKB me NUIS M51803035E, seli në Rruga Tish Daija, Pallati nr 2, Kompleksi Kika 2, Tiranë 1060, një Institucion i Parasë Elektronike i licencuar nga Banka e Shqipërisë me licencë nr. 57 datë 17.12.2025, e përfaqësuar nga Administratorja Znj. Daniela Malaj, dhe klientit që ka aplikuar për hapjen e llogarisë Happy Pay. Palët bien dakord për sa më poshtë vijon: HYRJE Kjo marrëveshje parashikon Kushtet e Përgjithshme të përdorimit të shërbimeve financiare të ofruara nga Happy Pay Sh.A nëpërmjet përdorimit të aplikacionit Happy të aksesueshëm nga aparati celular. Happy Pay ju vë në dispozicion këtë informacion për t’u njohur para përdorimit të shërbimeve tona. Ju lutemi lexojeni me kujdes, përpara se të nisni të përdorni shërbimet tona, pasi me pranimin (checkbox në rubrikën e dedikuar), mbështetur në Nenin 686 të Ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil në RSH” (i ndryshuar) ju jeni njohur dhe keni dakordësuar të zbatoni kushtet e saj për të gjithë shërbimet e ofruara nëpërmjet aplikacionit Happy. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë prej kushteve dhe nuk klikoni butonin “pranoj”, ju nuk mund të përdorni shërbimet Happy Pay! Në rast ndryshimi të Kushteve të Përgjithshme, klientët do të njoftohen paraprakisht. Ndryshimet do publikohen gjithashtu në faqen zyrtare https://happy.al/ dhe do të merrni njoftim dhe në Aplikacionin Happy. Happy Pay sh.a. nuk është përgjegjëse për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës se mjeteve dhe sistemeve mbrojtëse (si psh antivirus, firewall apo browser të pa përditësuar) në paisjen e vizitorit gjatë përdorimit të aplikacionit Happy Pay ose faqes https://happy.al/ . Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga rreziqet e ndryshme kibernetike gjatë përdorimit të shërbimeve të Happy Pay. Happy Pay mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo bllokojë ofrimin e shërbimeve për arsye të ndryshme që kryesisht mund të lidhen me mirëmbajtjen, përditësimin ose përmirësimin e sistemit. Përdoruesit do të njoftohen paraprakisht. Në çdo rast Klienti duhet të përdorë Aplikacionin Happy personalisht (përdorim personal) dhe nuk mund t’ia transferoje të drejtën e përdorimit të treteve. Çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar. Në aplikacion disa shërbime ofrohen përmes bashkëpunimit me partnerët, të cilët kanë Kushtet e Punës përkatëse. Mund të lindë nevoja të njiheni edhe me ato kushte Klienti dhe nëse jeni dakord t’i pranoni për përdorimin e shërbimeve specifike të ofruara përmes Aplikacionit. 1. BAZA LIGJORE Kjo Marrëveshje lidhet në zbatim të: a. Ligjit Nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”; b. Ligj Nr.9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” (i ndryshuar); c. Ligji 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizimit” (i ndryshuar); d. Rregullore BSH Nr. 59, dt. 24.11.2021 “Për licencimin e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike, si dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të pagesave”; e. Rregullore BSH Nr. 59, dt. 29.8.2008 “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” (e ndryshuar); f. Rregullore BSH Nr. 59, dt. 21.12.2022 “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave” (e ndryshuar). 2. PËRKUFIZIME Përkufizimet për termat e pagesave në këtë kontratë kanë të njëjtin kuptim si në Ligjin 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”: Para Elektronike është vlera monetare e ruajtur në mënyrë elektronike, e cila emetohet me pranimin e fondeve nga Happy Pay në Llogarinë e parasë elektronike të Klientit për qëllime të kryerjes së transaksioneve të pagesës dhe që përfaqëson një detyrim të emetuesit ndaj pranuesit të saj, i cili është person fizik / juridik, i ndryshëm nga emetuesi. Aplikacioni Happy është aplikacion i ndërtuar ekzkluzivisht nga Happy Pay sha, i cili shkarkohet ne sistemet IOS, Android dhe i ofron Klientit mundësinë e aktivizimit të llogarisë Happy Pay në aparatin personal celular për të kryer transaksione në para elektronike si shërbime të ndryshme pagesash, abonimesh, kontrolli balance, rimbushje, debitim direkt etj. Llogari Happy Pay është llogaria e parasë elektronike e Përdoruesit/Klientit, e cila aktivizohet menjëherë pas përfundimit të verifikimit të identitetit. Mbi bazën e kësaj Marrëveshje, fondet e përdoruesit/klientit të cilat ndodhen në llogarinë e tij Happy Pay, e pajisur me IBAN dhe mund të përdoren për shërbimet që Happy Pay ofron. Kjo llogari nuk përbën depozitë bankare dhe Përdoruesi/Klienti nuk përfiton interes nga këto fonde. Fjalëkalim është kombinim i karaktereve të cilët mund të jenë numra, shkronja dhe simbole dhe përdoret si një nga komponentët e identifikimit të klientit për të hyrë në llogarinë Happy Pay, ose për të iniciuar konfirimin dhe/ose menaxhimin e shërbimeve individuale të ofruara nga Happy Pay, për fillimin e Transaksioneve të pagesave, autorizimin, ekzekutimin, aprovimin ose marrjen e pagesës. Autentifikimi Procesi i verifikimit të identitetit të përdoruesve ose vlefshmërisë së sistemeve, duke përfshirë edhe përdorimin e të dhënave të personalizuara të sigurisë së përdoruesit Klienti është çdo individi madhor (rezident ose jorezident) për të cilin ka përfunduar procesi “Njih Klientin” dhe ka një llogari aktive Happy Pay PEP – Personat e Ekspozuar Politikisht– janë personat, të cilët: (a) bëjnë deklarimin e pasurive, sipas ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 (i ndryshuar), përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi; (b) kanë pasur ose kanë funksione të rëndësishme në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj; (c) kanë pasur ose kanë funksione të rëndësishme në organizata ndërkombëtare, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi. Kjo kategori personash konsiderohen “PEP” deri në 3 vite pas largimit nga funksioni. Rezident sipas ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 Për Procedurat Tatimore në RSH nënkupton individin, i cili ka një vendbanim në RSH, sipas nenit 12 të Kodit Civil; ka nënshtetësi shqiptare dhe është funksionar diplomatik / funksion të ngjashëm, në emër të RSH, jashtë territorit të saj; qëndron në RSH më tepër se 183 ditë në një periudhë prej 365 ditësh; Debitim është reduktimi i fondeve të llogarisë së Klientit Happy Pay si pasojë e një Transaksion të kryer nga ana e Klientit Kreditim është çdo transaksion hyrës në llogarinë e Klientit Happy Pay që sjell rritjen e gjendjes / balancës në atë llogari. Shërbimi i Klientit është një ekip për të ndihmuar Klientin me Shërbimet e ofruara nga Happy Pay, të cilët mund të kontaktohen me telefon, e-mail, një nga mënyrat e publikuara ne Aplikacionin Happy apo në faqen zyrtare të internetit https://happy.al/ Urdhri i Transaksionit ose Urdhri nënkupton udhëzimin e klientit të dorëzuar në Happy Pay nëpërmjet Aplikacionin Happy Pay për të marrë Shërbime (p.sh. ekzekutimi i një pagese). Debitim Direkt është një Urdhër Transaksioni i Para-autorizuar i dhënë nga Klienti për të ekzekutuar pagesat me kërkesë të Happy Pay ose ndonjë pale tjetër të tretë. Produkt sigurimi 1 është kontrata (polica) specifike e përgatitur dhe e lëshuar nga shoqëria e sigurimit për të mbuluar një rrezik specifik ose një numër rreziqesh të veçanta, sipas kushteve të parapërcaktuara. Shoqëri sigurimi 2 është personi juridik i licencuar për të ushtruar veprimtari sigurimi dhe operacione të tjera të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me veprimtarinë e sigurimit, sipas përcaktimeve të ligjit 52/2014 Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit . Agjenti në sigurime 3 është personi juridik i miratuar nga Autoriteti për të ushtruar veprimtari në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit dhe përfshin prezantimin, propozimin dhe aktivitete të tjera përgatitore mbi kontratën e sigurimit, si dhe nënshkrimin e saj nga i siguruari. 3. REGJISTRIMI NË HAPPY PAY 3.1 Çdo individ, në moshë madhore mund të pajiset me një llogari të Happy Pay duke shkarkuar në Play Store dhe App Store nga telefonat iOS/Android Aplikacionin Happy, në të cilin ka një rubrikë të dedikuar për regjistrim në Happy_Portofol. Përgjatë aplikimit për regjistrim, Klienti duhet të: a) pranojë kushtin që kamera do jenë të ndezur për arsye verifikimi. b) plotësojë të sakta dhe të plota të dhënat identifikuese të tij dhe informacionin e nevojshëm që kërkohet gjatë aplikimit. c) vendosë një Fjalëkalim, i cili është personal, duhet të ruhet i fshehtë dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. d) Njihet dhe vendosë nëse do të pranojë apo jo, me vullnetin e tij të lirë: 3.2 Pasi përfundon verifikimin biometrik dhe plotësimin e të gjitha rubrikave të regjistrimit, aplikimi kalon për shqyrtim “Njih Klientin”, gjatë të cilit Happy Pay bën verifikimet e neojshme për aplikantin. Kujdes, përfundimi i procesit të aplikimit nga individi nuk nënkupton aktivizimin e të Llogarisë Happy Pay. 3.3 Happy Pay ruan të drejtën që të refuzojë aplikimin e një personi që dëshiron të bëhet Klient Happy Pay, nese nuk nuk jepen të dhënat e domosdoshme per identifikim, paraqesin rrezik për pastrim parash ose financim terrorizmi. 3.4 Në përfundim të verifikimit, klienti merr konfimin për hapjen / aktivizimin e profilit / llogarisë Happy Pay të tij. Me aktivizimin e Llogarisë Happy Pay, klienti do të ketë të drejtë të përdorë menjëherë shërbimet e ofruara nga Happy Pay në Aplikacionin HAPPY , në tregtarët partnerë, ose në mjete të tjera elektronike të vëna në dispozicion nga Happy Pay. Gjatë përdorimit, Klienti duhet të mbajë paisjen të përditësuar, të lidhur me internetin dhe të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet që mund t’i jepen dhe/ose publikohen herë pas here për Produktet / Shërbimet Happy Pay. 3.5 Një klient mund dhe duhet të ketë vetëm një profil në Happy Pay. Happy Pay njofton klientin se gjatë ofrimit të shërbimeve, disa kompetenca si Shërbimi i Klientit ushtrohen dhe përmes Agjentit/Partnerit të Happy Pay. 4. SIGURIA DHE PËRDORIMI I PAAUTORIZUAR 4.1 Llogaria Happy Pay është e lidhur me vetëm një ‘Fjalëkalim të personalizuar’ , një numër telefoni dhe adresë poste elektronike (e-mail) të përcaktuara nga Klienti Happy Pay në momentin e regjistrimit dhe përdoren vetëm Klienti, i cili përgjigjet për kryerjen e të gjithë transaksioneve në përputhje me parashikimet e vendosura në këtë Marrëveshje. 4.2 Klienti ka detyrimin të njoftojë menjëherë Happy Pay ndryshimet në të dhënat personale të lidhura me llogarinë e tij/saj Happy Pay. Klienti duhet të njoftojë menjëherë ne nje nga menyrat sic percaktohet ne Nenin 19 “Kontakti” në rast se konstaton një prej ngjarjeve të mëposhtme: (i) janë kryer transaksione pa dijeni dhe pa miratim të Klientit; (ii) ka gabime apo mospërputhje në balancën e Klientit; (iii) të dhënat e aksesimit të llogarisë Happy Pay janë keqpërdorur, humbur, kopjuar; (iv) mashtrim apo abuzim në lidhje me llogarinë Happy Pay të Klientit. 4.3 Per të mbrojtur sigurinë tuaj, Happy Pay informon se ka të drejtë të refuzojë ofrimin e Shërbimeve për Klientin në rast se Klienti nuk ka kryer autentifikimin e rregullt apo ka autorizuar rregullisht një transaksion. 5. SHËRBIMET Shërbimet digjitale mund të përdoren nga çdo Klient, i cili ka kaluar procesin e Njih Klientin Tënd dhe është konfirmuar nga Happy Pay për të hapur llogari. Klienti pranon se Happy Pay konsideron, numrin e telefonit të deklaruar dhe të konfirmuar të klientit, si të lidhur ngushtë me identitetin e klientit. Numri i telefonit, i deklaruar dhe i konfirmuar i klientit, kërkohet për aksesin në shërbimet, komunikimin dhe përdorimin e shërbimeve të ofruara nga Happy Pay. Për rrjedhojë, klienti pranon dhe bie dakord në mënyrë eksplicite që gjatë gjithë vlefshmërisë së Marrëveshjes së Llogarisë së Parasë Elektronik, numri i tyre i telefonit, i deklaruar dhe i konfirmuar së bashku me emrin dhe mbiemrin e klientit ,do të jenë të dukshëm për klientët e tjerë të Happy Pay, për qëllime të mundësimit të transaksioneve ndërmjet pagesave të ndryshme të mbajtësit të llogarisë. Emetimi i Parasë Elektronike Pas pranimit të fondeve nga Klienti, Happy Pay do të emetojë pa vonesë paratë elektronike me vlerë nominale. Fondet e pranuara do të kreditohen në llogarinë e parasë elektronike të Klientit, pasi të jenë zbritur tarifat e zbatueshme (nëse ka). Paraja elektronike e emetuar nuk konsiderohet depozitë apo fonde të ripagueshme nga publiku dhe Happy Pay nuk paguan interes ose ndonjë formë tjetër përfitimi për periudhën gjatë së cilës Klienti mban paranë elektronike. 5.1 Shërbimet (transaksionet) që mund të kryhen nga /drejt llogarisë Happy Pay janë: (i) Kreditimi (shtimi i fondeve në llogari) konsiston në: CASH përmes një Agjenti të Happy Pay, i cili krediton shumën në Llogarinë Happy Pay të Klientit; Transferim fondesh nga llogaria bankare (brenda ose jashtë RSH) apo karta debitit drejt Llogarisë Happy Pay; ✓ Pagesë (kthim fondesh, anullim) nga Tregtarët/Partnerët të Happy Pay. (ii) Debitimi (pakësimi i fondeve në llogari) konsiston në: ✓ transferimi i fondeve drejt një llogarie të hapur në një institucion bankar / financiar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; ✓ Terheqje e fondeve nga sportelet e Agjentit te autorizuar te Happy Pay sha; ✓ Pagesa utilitare (Uje, Energji Elektrike, Taksa-Tatime, Abonime Internet, Telefoni, Digitalb etj); ✓ Pagesa e-commerce nëpërmjet balancës së llogarisë Happy Pay; ✓ Pagesa ne lidhje me mallrat dhe sherbimet në Partnerët/Tregtarët e Happy Pay nëpërmjet balancës së llogarisë Happy Pay; ✓ Kryerja e pagesave për mallra dhe shërbime të ofruara nga Partnerët Tregtarë të Happy Pay, nëpërmjet balancës së llogarisë Happy Pay Pagesë (kthim fondesh, anullim) nga Tregtarët/Partnerët të Happy Pay. (ii) Debitimi (pakësimi i fondeve në llogari) konsiston në: ✓ transferimi i fondeve drejt një llogarie të hapur në një institucion bankar / financiar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; ✓ Terheqje e fondeve nga sportelet e Agjentit te autorizuar te Happy Pay sha; ✓ Pagesa utilitare (Uje, Energji Elektrike, Taksa-Tatime, Abonime Internet, Telefoni, Digitalb etj); ✓ Pagesa e-commerce nëpërmjet balancës së llogarisë Happy Pay; ✓ Pagesa ne lidhje me mallrat dhe sherbimet në Partnerët/Tregtarët e Happy Pay nëpërmjet balancës së llogarisë Happy Pay; ✓ Kryerja e pagesave për mallra dhe shërbime të ofruara nga Partnerët Tregtarë të Happy Pay, nëpërmjet balancës së llogarisë Happy Pay. Transferta P2P Happy Pay Ky shërbim i ofron klientëve të bëjnë transferta të brendshme në aplikacionin Happy Pay nga llogaria e tyre drejt llogarisë së përdoruesve të tjerë Happy Pay. Klienti është përgjegjës për saktësinë e të dhënave identifikuese të përfituesit. (iv) Financimi i një Pagese Bli Tani, Paguaj më Vonë (Buy Now Pay Later – BNPL) ofrohet në formën e një pagese të shtyrë dhe i lejon klientët të blejnë produkte ose shërbime menjëherë dhe t’i paguajnë ato me këste në të ardhmen. Pagesat e kësteve kryhen në mënyrë të sigurt dhe transparente. Klientit që përdor këtë shërbim i ofrohet i plotë informacioni parakontraktor dhe kontraktor i dedikuar për financimin. (v) Shërbime të pagesave për utilitete në Happy Pay Në Happy Pay, klientët kane mundësi të kryejnë pagesa të utiliteteve (ujë, energji elektrike, telefoni, shërbime televizive etj), të cilat kanë secila rubrike të dedikuar në aplikacion. Pagesat realizohen ne menyre te sigurte dhe ne kohe reale. Transaksioni konsiderohet i perfunduar ne momentin e konfirmimit ne aplikacion. Përdoruesi është përgjegjës për saktësinë e të dhënave të faturës dhe pagesës. (vi) Shërbime të Happy Pay si Agjent Sigurimesh 4 Happy Pay vepron vetëm si ndërmjetës dhe nuk është palë në kontratën e sigurimit, e cila lidhet drejtpërdrejt ndërmjet Klientit dhe shoqërisë së sigurimit. Për rrjedhojë, Happy Pay nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e kushteve të sigurimit, për vlerësimin e rrezikut/dëmeve, për pagesën e dëmshpërblimeve apo për çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga kontrata e sigurimit përveç detyrimeve që i atribuohen shprehimisht agjentit sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet. Në Happy app ofrohet: ✓ Sigurimi i automjeteve TPL, Kartoni Jeshil, sigurimin vullnetar Kasko, policën kufitare. Përdoruesi mund të aplikojë dhe të paguajë primin përkatës drejtpërdrejt nga Llogaria e Parasë Elektronike, pas pranimit të kushteve të policës së sigurimit dhe autorizimit të pagesës. ✓ Sigurimi i shëndetit në udhëtim; sipas kushteve dhe mbulimeve të përcaktuara në policën përkatëse të sigurimit. Pagesa e primit të sigurimit realizohet përmes debitimit të Llogarisë së Parasë Elektronike, pas pranimit nga Përdoruesi të kushteve të policës dhe konfirmimit të transaksionit. ✓ Sigurimi i pasurisë; (banesës dhe/ose pasurive të tjera), sipas kushteve të përcaktuara në policën e sigurimit. Përdoruesi mund të kryejë pagesën e primit të sigurimit nga Llogaria e Parasë Elektronike, pas pranimit të kushteve përkatëse dhe autorizimit të pagesës. (vii) Shërbimi i inicimit të një transaksion pagese 5: Ky shërbim i mundëson Klientit të urdhëroje pagesave nga një llogari pranë një ofruesi tjetër të shërbimeve të pagesave, me të cilët Happy Pay ka marrëveshje. Klienti është përgjegjës për saktësinë e të dhënave dhe për autorizimin e çdo transaksioni të iniciuar përmes këtij shërbimi. Happy Pay vepron: ✓ mbi bazën e pëlqimit paraprak, të shprehur dhe të verifikueshëm të Klientit, dhe autentifikimit të thelluar në përputhje me legjislacionin për shërbimet e pagesave; ✓ vepron ekskluzivisht si iniciues i transaksionit dhe nuk mban, në asnjë moment, fondet e Klientit; pas autorizimit të dhënë nga Klienti, transmeton urdhrin e pagesës në mënyrë të sigurt tek ofruesi përkatës, pa mbajtur fondet e Klientit në asnjë moment; ✓ mbi bazën e pëlqimit paraprak, të shprehur dhe të verifikueshëm të Klientit, dhe autentifikimit të thelluar në përputhje me legjislacionin për shërbimet e pagesave; ✓ vepron ekskluzivisht si iniciues i transaksionit dhe nuk mban, në asnjë moment, fondet e Klientit; ✓ pas autorizimit të dhënë nga Klienti, transmeton urdhrin e pagesës në mënyrë të sigurt tek ofruesi përkatës, pa mbajtur fondet e Klientit në asnjë moment; (viii) Shërbimi i informimit të llogarisë 6; Shërbimi i informimit të llogarisë i mundëson Klientit akses në informacion të përditësuar dhe të konsoliduar llogari pagese të mbajtura pranë ofruesve të tjerë të shërbimeve të pagesave, me të cilët Happy Pay ka marrëveshje. Informacioni përfshin shfaqjen e balancave, historikut të transaksioneve etj. Ofrimi i këtij shërbimi bazohet në pëlqimin e shprehur të Klientit dhe kryhet në përputhje me kërkesat për autentifikim të thelluar. Autorizimi i Klientit për përdorimin e shërbimit të informimit të llogarisë është i vlefshëm maksimalisht për 90 (nëntëdhjetë) ditë. Happy Pay nuk ndryshon, nuk ndikon dhe nuk ndërhyn në gjendjen e llogarive të Klientit dhe nuk mban fonde në kuadër të këtij shërbimi. Happy Pay nuk garanton disponueshmërinë e vazhdueshme të informacionit në rastet kur ndërprerjet apo kufizimet vijnë nga ofruesit e tjerë të shërbimeve të pagesave. 6. PROÇEDURA E KRYERJES SË PAGESËS NË RRUGË ELEKTRONIKE 6.1 Para se të nisë kryerjen e një pagese, Happy Pay njofton Klientin se duhet të: ✓ Përdorë vetë aplikacionin Happy Pay dhe të ruajë fjalëkalimet e përdorura. ✓ Ketë lidhje të qëndrueshme me internetin. ✓ Ketë fonde të mjaftueshme për të kryer pagesën, së bashku me tarifat / komisionet e mundshme që aplikohen. Pamjaftueshmëria e fondeve nuk lejon ekzekutimin e suskesshëm të transaksionit. ✓ proçesi shoqërohet me minimalisht 2 (dy) tipe konfirmimi (MFA) nga Klienti, deri në ekzekutimin final të transaksionit Happy Pay nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit apo Aplikacionit HAPPY, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e shërbimeve në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve madhore përtej kontrollit të arsyeshëm të Happy Pay. 6.2 Kryerja e një Pagese ndjek këto hapa: (i) Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit/nr te telefonit dhe fjalëkalimit, kodin OTP ose identifikimit biometrik duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave. (ii) Klienti përzgjedh llojin e pagesës dhe urdhëron kryerjen e transaksionit të pagesës, për të cilin ka konfirmuar / pranuar të dhënat si produkti, vlera, përfituesi etj. Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e Happy Pay dhe të dhënat e Klientit, ruhen nga elementë sigurie të enkriptuar dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin 124/2024 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (iii) Pas përfundimit të suskesshëm të pagesës Happy Pay i konfirmon Klientit menjëherë pagesën duke dërguar një mesazh tek klienti në app, sms ose e-mail. Pagesa e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Happy Pay. 7. AUTORIZIMI DHE EKZEKUTIMI I TRANSAKSIONEVE 7.1 Përpara Autorizimit të një Urdhri Transaksioni, Klientit njihet me Tarifat e aplikueshme për Transaksionin. 7.2 Happy Pay regjistron dhe ruan të gjitha transaksionet e ekzekutuara në Llogari. 7.3 Happy Pay do të njoftojë menjëherë Klientin në rast refuzimi për të ekzekutuar Urdhrin e Transaksionit, me përjashtim të rasteve kur ky njoftim është teknikisht i pamundur ose i ndaluar nga legjislacioni në fuqi. Gjithashtu Happy Pay njofton Klientin edhe pas përfundimit dhe ekzekutimit të suksesshëm të çdo transaksioni. 7.4 Happy Pay do të refuzojë ose nuk do të ekzekutojë një urdhër transaksioni nëse Fondet e Klientit në llogari i nënshtrohen ndonjë urdhri ngrirjeje ose masë tjetër kufizuese sipas ligjit ose opinionit të justifikuar të Happy Pay. 7.5 Edhe nëse Klienti ka urdhëruar dhe autorizuar kryerjen e një transaksioni, për të cilin nuk ka fonde të mjaftueshme në Llogarinë e tij Happy Pay, transaksioni nuk do të ekzekutohet. 7.6 Çdo urdhër transaksioni i ekzekutuar do të jetë i dukshëm për Klientin në Aplikacionin Happy. Klienti mund të shohë në çdo kohë në Aplikacion Happy Pasqyrën e Llogarisë së tij me informacionin për transaksionet e kryera, datat dhe shumat. 8. PAGESA TE PAAUTORIZUARA, TE PAEKZEKUTUARA 8.1 Klienti duhet të njoftojë Happ Pay për çdo transaksion të paautorizuar ose të ekzekutuar gabimisht menjëherë pasi të ketë marrë dijeni për këtë. 8.2 Klienti nuk është përgjegjës dhe Happy Pay do të kompensojë dëmet ndaj Klientit menjëherë pasi të ketë marrë dijeni për transaksionin e paautorizuar në rast se transaksioni i paautorizuar u shkaktua nga veprimi / mosveprimi i Happy Pay. 8.3 Klienti do të përballojë dëmin që i shkaktohet atij si pasojë e: (i) Kryerjes/urdhërimit të Transaksionit nga një palë e tretë që ka fituar akses të paligjshëm në pajisjen elektronike të Klientit, (ii) aktivitetit mashtrues të Klientit ose kur me dashje apo neglizhenca së rëndë ka shkelur një ose disa prej detyrimeve të Autentifikimit. 8.4 Në rast se Happy Pay nuk ka ekzekutuar ose ka ekzekutuar gabimisht një Transaksion të paraqitur rregullisht nga Klienti, atëherë Klienti ka të drejtë të kërkojë nga Happy Pay rimbursimin e menjëhershëm të shumës së plotë të transaksionit pa aplikjuar asnjë zbritje apo komision nga shuma. 8.5 Nëse informacioni i dhënë nga Klienti për ekzekutimin e Transaksionit ka qënë i paplotë ose i pasaktë, Happy Pay nuk mban përgjegjësi për mosekzekutimin ose ekzekutimin e pasaktë të transaksionit. 8.6 Nëse Happy Pay gabimisht krediton llogarinë e Klientit me një shumë që nuk i përket atij, Klienti është i detyruar të mos i përdorë ato fonde dhe të njoftojë menjëherë Happy Pay. Happy Pay rezervon të drejtën të korrigjojë gabimin duke debituar shumën përkatëse nga llogaria e Klientit dhe duke i dërguar atij njoftim se llogaria e tij është kredituar gabimisht dhe është kryer saktësimi përkatës. Nëse fondet janë përdorur pjesërisht ose plotësisht, Klienti mbetet përgjegjës për kthimin e tyre dhe mund t’i nënshtrohet tarifave, penaliteteve ose procedurave ligjore sipas kushteve të arrëveshjes dhe ligjit në fuqi. 9. ANULLIMI I TRANSAKSIONEVE 9.1 Transaksioni mund të anulohet vetëm nëse: (i) është ende “në proces” dhe nuk është ekzekutuar tek përfituesi. (ii) është ekzekutuar, klienti kërkon anulimin brenda 3 (tre) orëve nga ekzekutimi i tij dhe fondet nuk janë përdorur. 9.2 Kërkesa për anulimin bëhet duke kontaktuar shërbimin ndaj klientit në numrin +355 44 808000 ose duke dërguar e-mail në info@happy-pay.al Në secalin prej rasteve që zgjedh për të kontaktuar, klienti duhet të japë detajet e sakta të transaksionit (shuma, data, përfituesi). 9.3 Klienti është përgjegjës për saktësinë e të dhënave të vendosura (p.sh. IBAN, numër llogarie). Gabimet nga Klienti nuk detyrojnë Happy Pay të anulojë ose rikuperojë fondet. 9.4 Happy Pay mund të aplikojë tarifa për përpunimin e kërkesës për anulim ose për përpjekje për rikuperim fondesh. 9.5 Happy Pay nuk mban pergjegjesi per refuzimin e rimbursimeve nga palë të treta. 10. PASQYRA E VEPRIMEVE TË LLOGARISË 10.1 Happy Pay i vë në dispozicion Klientit, pa pagesë dhe të paktën një herë në vit, në formë elektronike, pasqyrën e tarifave të aplikuara dhe lëvizjeve financiare të lidhura me llogarinë e pagesës, në përputhje me kërkesat e Rregullores nr. 59, datë 21.12.2022 “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave”. 10.2 Me kërkesë të Klientit, kjo pasqyrë mund të dërgohet më shpesh, nëpërmjet postës elektronike ose në format të printuar, të firmosur dhe vulosur nga Happy Pay, kundrejt tarifave të publikuara dhe në fuqi pranë Happy Pay. Në këto raste, Happy Pay do ta dërgojë pasqyrën brenda 3 (tre) ditëve pune nga marrja e kërkesës së Klientit. 11. BLLOKIMI / MBYLLJA E LLOGARISË SË PARASË ELEKTRONIKE Bllokimi i Llogarisë / Fondeve: Happy Pay rezervon të drejtën, të pezullojë dhe/ ose bllokojë Llogarinë dhe/ ose fondet e disponueshme nëse ka një urdhër / vendim nga Autoritete Shtetësore, kur ka dyshime për perdorim te paautorizuar, apo veprimtari të Klientit në kundërshtim me ligjin ose udhëzimet e Happy Pay. 11.2 Llogaria Joaktive: Nëse Klienti nuk kryen asnjë veprim me llogarinë e tij për një periudhë të vazhdueshme prej 18 muaj, llogaria e tij kalon në gjendje joaktive. Klienti ka mundësinë të kërkojë ri-aktivizimin e llogarisë së tij përmes një telefonate tek Shërbimi i Klientit brenda 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditëve punë që prej momentit të kalimit në status të pezulluar të Llogarisë. Nëse Klienti nuk kërkon ri-aktivizim brenda kësaj periudhe, Llogaria e parasë elektronike mbyllet përfundimsht. 11.3 Mbyllja e Llogarisë së parasë elektronike mund të kryhet kur klienti kërkon zgjidhjen e kësaj Marrëveshje, përmes paraqitjes së kërkesës në Aplikacionin Happy. Happy Pay do të trajtojë këtë kërkesë brenda 10 (dhjetë) ditëve pune me marrjen e njoftimit nga Klienti. Përpara kërkesës për mbylljen e Llogarisë Klienti duhet të: a. tërheqë/përdorë të gjithë balancën e disponueshme në Llogarinë e tij të parasë elektronike. Ai ka të drejtë të kërkojë Ripagimin e Fondeve (kthimin e gjendjes pozitive) të mbetur në llogarinë e tij sipas parashikimit në këtë Kontratë, në formën e parave në dorë/cash në një prej Agjentëve të autorizuar të Happy Pay ose transferim në llogarinë e tij në çdo institucion bankar brenda Republikës së Shqipërisë. Në varësi të kushteve të punës në momentin që bëhet kërkesa për ripagim pas mbylljes së llogarisë, Happy Pay mund të aplikojë tarifë/komision për këtë shërbim. b. mos ketë detyrime ndaj Happy Pay. Happy Pay njofton klientin se nëse ai ka detyrime dhe llogaria caktivizohet/mbyllet me kalimin e këtij afati, detyrimet e mundshme të klientit nuk zhduken dhe borxhi mbetet i arkëtueshëm për t’u ndjekur me procedurat / mjetet ligjore. 12. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSIVE 12.1 Klienti mbetet plotësisht përgjegjës për mënyrën e përdorimit të aplikacionit, për ruajtjen e kredencialeve të sigurisë, si dhe për mirëmbajtjen dhe përditësimin e pajisjes së tij në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara nga Happy Pay. 12.2 Happy Pay mban përgjegjësi në rastet kur: a. Aplikacioni nuk funksionon si pasojë e drejtpërdrejtë e fajit ose neglizhencës së Happy Pay; b. Veprimet ose urdhrat e dhëna nga Klienti janë të sakta dhe të plota, por nuk janë ekzekutuar ose janë ekzekutuar në mënyrë të pasaktë për shkak të Happy Pay; c. Është kryer një transaksion pa autorizimin e Klientit; d. Ka vonesa të pajustifikuara në përpunimin ose ekzekutimin e transaksioneve që i atribuohen Happy Pay; e. Ka pasur shkelje të detyrimeve ligjore ose kontraktuale nga ana e Happy Pay që kanë sjellë dëm për Klientin. 12.3 Happy Pay nuk mban përgjegjësi për dëmet që rrjedhin nga: a. Përdorimi i papërshtatshëm i aplikacionit nga Klienti; b. Mosrespektimi i udhëzimeve të sigurisë ose ndarja e kredencialeve me palë të treta; c. Defektet, viruset ose problemet teknike të pajisjes së Klientit që nuk lidhen me aplikacionin; d. Rrethana jashtë kontrollit të arsyeshëm të Happy Pay (forcë madhore). 12.4 Në rastet kur Happy Pay mban përgjegjësi sipas nenit 12.2, ai merr masat e nevojshme për të korrigjuar pasojat, duke përfshirë rimbursimin e shumave përkatëse dhe/ose ekzekutimin e transaksionit të urdhëruar dhe të autorizuar nga Klienti, në përputhje me kushtet e kësaj marrëveshjeje. 13. ANKESAT DHE ZGJIDHJA E TYRE 13.1 Klientët mund të paraqesin ankesë për çështje të ndryshme të lidhura me Shërbimet, duke komunikuar përmes: Telefonatës në numrin e Shërbimit për Klientët Happy Pay +355 44 808000; Postës elektronike (e-mail) info@happy-pay.al; Në adresën postare: Rruga Tish Daija, Kompleksi KIKA 2, Pallati Nr.2, 1060, Tiranë, Shqipëri; Aplikacionit Happy, në rubrikën e ankesave; Website: www.happy.al në rubrikën e ankesave. 13.2 Ankesat, në varësi të llojit të tyre, shqyrtohen nga strukturat përgjegjëse të shoqërisë Happy Pay dhe klientit i jepet përgjigje brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e regjistrimit të ankesës . Në rast se Happy Pay ka të nevojshëm një afat më të gjatë për përgjigjen, Klientit do t’i japë klientit një njoftim, duke paraqitur arsyen e vonesës dhe afatin për paraqitjen e përgjigjes përfundimtare. Afati përfundimtar i përgjigjes nuk duhet të kalojë 35 (tridhjetë e pesë) ditë pune nga dita e marrjes së kërkesës. Nëse Klienti nuk është i kënaqur me përgjigjen e dhënë nga Happy Pay, ai/ajo ka të drejtë t’i drejtohet Bankës së Shqipërisë, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3, Tiranë, Shqipëri, dhe/ose organeve kompetente gjyqësore, si dhe të ushtrojë çdo mjet tjetër administrativ apo ligjor për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij/saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 14. PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE Mbrojtja e privatësisë dhe e të dhënave personale përbën një çështje me rëndësi të veçantë për Happy Pay, e cila zbaton në mënyrë rigoroze kuadrin ligjor në fuqi për mbrojtjen dhe respektimin e tyre, në veçanti Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore përkatëse, duke marrë përsipër përmbushjen e çdo detyrimi ligjor që rrjedh prej tyre. Happy Pay nuk përpunon dhe nuk i zbulon të dhënat personale të Klientit palëve të treta pa një bazë të ligjshme për përpunim, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Klienti gëzon të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes, kufizimit të përpunimit, kundërshtimit të përpunimit, si dhe çdo të drejtë tjetër të parashikuar nga ligji. Këto të drejta mund të ushtrohen duke shkruar në në adresën: info@happy-pay.al ose pranë Oficerit të Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) në adresën: dpo@happy-pay.al. Klienti pranon që Happy Pay të administrojë të dhënat personale me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe të ekzekutojë përgjegjësi të tjera sipas kësaj marrëveshjeje. Palët garantojnë sigurinë e të dhënave personale të përfituara gjatë ekzekutimit të kësaj marrëveshje. Klienti deklaron se ka lexuar dhe ka pranuar Politikën e Privatësisë Happy Pay dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila është pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshje. Një kopje e kësaj Politike është e disponueshme në aplikacionin e Happy Pay dhe në faqen zyrtare të internetit të shoqërisë https://happy.al/. 15. PRONËSIA INTELEKTUALE Faqja e internetit https://happy.al/ dhe Aplikacioni Happy janë ekskluzivisht të ndërtuar nga Happy Pay Sh.A. Të gjithë elementët e përdorur në këtë faqe dhe në këtë Aplikacion, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Klienti, në asnjë mënyrë nuk mund të fshijë, cënojë ose modifikojë çfarëdolloj copyright, markë tregtare të regjistruar apo jo, shenjë dalluese në cfarëdolloj forme, që i përket Happy Pay dhe është vizualizuar prej saj në faqen zyrtare ose në Aplikacion. 16. PRODUKTET/ SHËRBIMET DHE TARIFAT 16.1 Duke vizituar faqen https://happy.al/ , Klienti informohet mbi karakteristikat kryesore të produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Happy Pay. Çdo informacion lidhur me përshkrimin e produkteve dhe shërbimeve të pagesave, karakteristikat e tyre dhe tarifat përkatëse publikohet në mënyrë të detajuar në faqen zyrtare të internetit. 16.2 Tarifat dhe kushtet e aplikueshme për shërbimet janë të përcaktuara gjithashtu në Aneksin 1 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshjeje 17. NDRYSHIME TË KUSHTEVE, AFATEVE DHE TARIFAVE 17.1 Happy Pay, për çdo ndryshim të Kushteve, Afateve dhe Tarifave, do të njoftojë Klientin të paktën 2 (dy) muaj përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve, nëpërmjet njoftimit elektronik në adresën e e-mail-it të Klientit të lidhur me Shërbimin Happy Pay, dhe gjithashtu çdo ndryshim do të jetë i publikuar dhe ne faqen zyrtare https://happy.al/. 17.2 Brenda këtij afati, Klienti ka të drejtë të pranojë ose të refuzojë ndryshimet e propozuara. Në rast se Klienti nuk shprehet brenda afatit të njoftuar, në përputhje me mënyrat e komunikimit të ërcaktuara në Nenin 19 ndryshimet konsiderohen të pranuara në heshtje dhe hyjnë në fuqi në datën e përcaktuar nga Happy Pay. 17.3 Në rast se Klienti nuk pranon ndryshimet, ai/ajo ka të drejtë të ndërpresë marrëdhënien kontraktore me Happy Pay përpara hyrjes në fuqi të tyre, pa penalitete, përveç detyrimeve të papërmbushura deri në atë moment. 18. JURIDIKSIONI DHE ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE Kjo Marrëveshje, lidhet sipas legjislacioni shqiptar dhe hyn në fuqi në datën e pranimit të kushteve të saj nga Klienti. Palët do të përpiqen të zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lindin midis Palëve. Në rast se zgjidhja me mirëkuptim nuk arrihet, palët kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Palët kanë të drejtë të zgjidhin kontratën duke njoftuar njëra – tjetrën 30 ditë para. Zgjidhja e kësaj kontrate nga klienti, është mbyllje e llogarisë Happy dhe zbatohen parashikimet e Nenit 11. 19. KONTAKTI Për çdo pyetje, kërkesë për informacion apo paqartësi në lidhje me Shërbimet, Klienti mund të kontaktojë Happy Pay përmes kanaleve zyrtare të komunikimit si më poshtë: Telefonatë në numrin e Shërbimit për Klientët Happy Pay +355 44 808000; Postë elektronike (e-mail) info@happy-pay.al; Në adresën postare: Rruga Tish Daija, Kompleksi KIKA 2, Pallati Nr.2, 1060, Tiranë, Shqipëri; Përmes Aplikacionit “Happy”, për Klientët e regjistruar dhe të identifikuar; Website www.happy.al në rubrikën e ankesave. Happy Pay do të ofrojë sqarimet përkatëse në përputhje me procedurat e brendshme dhe legjislacionin në fuqi. 20. TË NDRYSHME 20.1 Kjo Kontratë nuk mund t’i kalohet apo transferohet asnjë pale të tretë. 20.2 Mospërmbushja e detyrimeve të kësaj Kontrate apo vonesa e shkaktuar nga Palët në ushtrimin e të drejtave apo detyrimeve sipas kësaj Kontrate, nuk do të interpretohet si heqje dorë prej tyre. 20.3 Nëse një dispozitë ne këtë Kontrate deklarohet si e pavlefshme apo e pazbatueshme nga një gjykatë apo organ administrativ kompetent, pavlefshmëria dhe pazbatueshmëria e këtij parashikimi nuk do të prekë vlefshmërinë dhe/ose zbatueshmërine e dispozitave te tjera të kësaj Kontrate. 20.4 Kjo Kontratë gjenerohet në 2 (dy) kopje , të cilat kanë të njëjtën përmbajtje në gjuhën Shqipe, nga të cilat 1 (një) kopje mbahet nga Happy Pay dhe 1 (një) i dergohet klientit ne posten elektronike nga Happy Pay. Të dy kopjet konsiderohen të pranuara elektronikisht nga Palët përmes konfirmimit në sistemin elektronik. Pranimi elektronik, përfshirë shënimin e kutisë së konfirmimit (checkbox), përmbush kushtet e vlefshmërisë dhe prodhon efekte juridike sipas legjislacionit në fuqi. 20.5 Klienti deklaron dhe me vullnet te lire pranon se: a. ka deklaruar te dhena te sakta gjate aplikimit per regjistrim, b. ka lexuar këtë Marrëveshje (Kushtet, Produktet / Shërbimet, Afatet, Tarifat) e cila para pranimit nga Klienti shërben si informacion parakontraktor. Pasi është njohur me Marrëveshjen e plotë, mbështetur në Nenin 686 të Kodit Civil në RSH Klienti pranon pa rezerva. c. Pranimi i kushteve prodhon efekte juridike te njejta si nenshkrimi, sipas legjislacionit ne fuqi.