POLITIKA E PRIVATËSISË SË PORTOFOLIT DIGJITAL

POLITIKA E PRIVATËSISË SË PORTOFOLIT DIGJITAL

POLITIKA E PRIVATËSISË PËR SHËRBIMET E OFRUAR NË PORTOFOLIN ELEKTORNIK HAPPY PAY SHA

I nderuar Përdorues! Kjo është Politika e Privatësisë për Përdoruesit e Happy Pay app, e cila ofron informacion të rëndësishëm se si ne përpunojmë të dhënat personale dhe shpjegon të drejtat tuaja ligjore. Pasi të përfundoni lëximin dhe njohjen e kësaj politike, ju keni të drejtë të zgjidhni vetë nëse do t’i pranoni, apo jo, kushtet e saj. Pranimi juaj në rubrikën përkatëse është pëlqim i shprehur dhe ka të njëjtën vlerë ligjore si nënshkrimi fizik. Ne ju bëjmë me dije se kjo politikë mund të ndryshojnë në raste ndryshimesh ligjore, apo të kushteve të punës në “Happy Pay”. Ndryshimet hyjnë në fuqi 2 (dy) muaj pas publikimit në Web dhe njoftimin në Happy Pay app. Happy Pay Sh.a., është një shoqëri e regjistruar pranë QKB me (NIPT) M51803035E, me seli në adresën: Rr. Tish Daija, Kompleksi KIKA 2, Pallati Nr.2, 1060, Tiranë, ("Kompania" ose "Kontrollues"), i licencuar si një Institucion i Parasë Elektronike me Licencë nga Banka e Shqipërisë Nr. 57 datë 17/12/2025. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë, ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat personale të individëve: klientëve tanë, palëve kontraktuese ose kontakteve të tjera ("Ju"). Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që duhet të kujdesemi dhe të mbrojmë të dhënat tuaja personale, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. E rëndësishme! Kjo politikë nuk ka për qëllim të ndryshojë termat dhe kushtet e ndonjë marrëveshjeje të lidhur me ne, as të drejtat që ju keni sipas legjislacionit në fuqi. ✓ Vetëm personat mbi 18 vjeç mund të bëhen pjesë e shërbimeve të ofruara nga Happy Pay. ✓ Ne kërkojmë ndihmën tuaj për të mbajtur të dhënat tuaja të përditësuara duke na informuar për çdo ndryshim në të dhënat tuaja personale. 1. TERMAT DHE PËRKUFIZIMET E PËRDORUR Përkufizimet më themelore në lidhje me këtë politikë janë si më poshtë: Grupi Balfin – Grupi Balkan Finance Investment Group dhe kompanitë e saj të lidhura. Kontrolluesi: personi fizik ose juridik, autoriteti publik, agjencia ose organi tjetër i cili, i vetëm ose së bashku me të tjerët, përcakton qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave tuaja personale. Në këtë politikë, Kontrollues është Happy Pay. Pëlqimi: çdo tregues i dhënë lirisht, specifik, i informuar dhe i qartë i dëshirës së subjektit të të dhënave me të cilin ai ose ajo, me një deklaratë ose me një veprim të qartë afirmativ, nënkupton pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të. Të dhëna personale: çdo informacion në lidhje me një subjekt të dhënash që e bën atë të identifkuar apo të identifikueshëm. Cenim i të dhënave personale: është çdo cenim i sigurisë, që mund të shkaktojë në mënyrë aksidentale ose të paligjshme shkatërrimin, humbjen, ndryshimin, përhapjen ose aksesin e paautorizuar të të dhënave personale të ruajtura, të transmetuara se të përpunuara në ndonjë mënyrë tjetër; Përpunimi i të dhënave personale ose "Përpunimi": çdo veprim ose grup veprimesh që mund të kryhen në të dhënat tuaja personale me mjete automatike ose të tjera, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, marrja, konsultimi, përdorimi, zbulimi ose transmetimi, shpërndarja, përditësimi ose kombinimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi i të dhënave. Pseudonimizimi i të dhënave personale: përpunimi i të dhënave personale në atë mënyrë që të dhënat personale të mos mund t'i atribuohen më një subjekti të caktuar të të dhënave pa përdorimin e informacionit shtesë, me kusht që ky informacion shtesë të mbahet veçmas dhe t'i nënshtrohet masave teknike dhe organizative për të siguruar që të dhënat personale të mos i atribuohen një personi fizik të identifikuar ose të identifikueshëm. Të dhënat e pseudonimizuara ende përbëjnë të dhëna personale. Anonimizimi i të dhënave personale: përpunimi i të dhënave personale në atë mënyrë që të dhënat personale të ndryshohen në mënyrë që subjekti i të dhënave të mos mund të identifikohet më drejtpërdrejt ose tërthorazi, qoftë vetëm nga kontrolluesi i të dhënave ose në bashkëpunim me ndonjë palë tjetër. Të dhënat anonime nuk përbëjnë të dhëna personale. Ligji: Ligji Nr. 124/2024 në Shqipëri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për të gjitha termat e tjerë, për të cilët nuk është cituar përkufizimi në këtë pjesë, do të jenë në përputhje me përkufizimet e bërë na këtë Ligj (Neni 5). 2. PARIMET E PËRGJITHSHME TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale duke zbatuar parimet e: 2.1 Ligjshmërisë dhe Transparencës, duke zbatuar kërkesat dhe detyrimet që lindin nga Ligji Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" Ligji 9917; Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”, Ligji Nr. 55/2020 ;Për Shërbimin e Pagesave" si dhe kjo politikë dhe termat dhe kushtet e marrëveshjeve të lidhura me Ju. Ne sigurojmë një mënyrë të përshtatshme të sigurt, të ndershme dhe të ligjshme të përpunimit të të dhënave tuaja personale për të parandaluar zbulimin e paautorizuar ose përdorimin e papërshtatshëm të të dhënave tuaja personale. 2.2 Përpunim në përputhje me qëllimin: Identifikimi i klientit dhe vijueshmëria e marrëdhënies së biznesit. 2.3 Konfidencialiteti: Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në një mënyrë të besueshme dhe konfidenciale. Ne respektojmë të drejtën e secilit person për mbrojtjen e të dhënave të tij personale dhe do të bëjmë çmos për të siguruar që të dhënat personale të mbledhura nga ne të mbrohen mirë. Ne vlerësojmë rregullisht rreziqet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale dhe do të zbatojmë strategjitë e duhura zbutëse për të mbrojtur rreziqet. 2.4 Përgjegjshmëria dhe integriteti: Mbrojtja e të dhënave është pjesë integrale e shërbimeve tona dhe mbikëqyret nga zyrtari ynë i mbrojtjes së të dhënave. Ne sigurojmë që punonjësit tanë të dinë dhe të respektojnë kërkesat e mbrojtjes së të dhënave. Ne presim, udhëzojmë dhe trajnojmë punonjësit tanë të respektojnë kërkesat tona të privatësisë. 2.5 Kufizimi dhe ruajtja në kohë: Ne do t'i ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa ruajtja e të dhënave kërkohet nga ligji në fuqi ose marrëveshja ose është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve tona dhe/ose interesin tonë legjitim. Në fund të periudhës së ruajtjes, ne do t'i fshijmë përgjithmonë të dhënat tuaja personale ose do t'i anonimizojmë ato. 2.6 Saktësia: Ne bëjmë përpjekjet maksimale për t'u siguruar që të dhënat tuaja personale që ne përpunojmë të jenë të sakta dhe të kufizuara në atë që është e nevojshme. 3. SI I MBLEDHIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE Ne mund të mbledhim të dhënat tuaja personale për përpunim të mëtejshëm në rastet e mëposhtme: 3.1 nëse vizitoni dhe përdorni faqen tonë të internetit ose aplikacionin Happy; 3.2 nëse hapni njё llogari parasë elektronike përmes aplikacionit Happy apo ndonjë prej kanaleve tona të disponueshme; 3.3 nëse aplikoni për produkte financimi (p.sh. BNPL), gjatë procesit të aplikimit dhe vlerësimit të aftësisë paguese, ne mund të mbledhim dhe verifikojmë të dhënat tuaja personale drejtpërdrejt nga ju, si dhe nga burime të tjera të lejuara ligjërisht, përfshirë partnerët tanë tregtarë dhe Regjistrin e Kredive pranë Bankës së Shqipërisë. 3.4 nëse përdorni shërbimet tona të pagesave (p.sh. pagesa utilitare, pagesa ndaj tregtarëve apo partnerëve, mbushje/terheqje nëpërmjet Partnerevë tanë), 3.5 nëse i përgjigjeni ose jepni pëlqimin për fushatat tona të përgjithshme ose të marketingut të drejtpërdrejtë, për shembull duke plotësuar një pyetësor ose duke dorëzuar të dhëna në mënyrë elektronike; 3.6 nëse na kontaktoni përmes ndonjë kanali të disponueshëm për të kërkuar informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet tona 3.7 nëse persona të tjerë juridikë, përfshirë partnerët, bëjnë një transferim të lejuar të të dhënave tuaja personale tek ne. 3.8 Gjatë aplikimit tuaj për hapjen e llogarisë së parasë elektronike Happy Pay, disa nga të dhënat tuaja personale (si emri, mbiemri, adresa e-mail dhe numri i telefonit), të cilat i keni dhënë në Happy SHPK, mund të transferohen tek ne, nëse ju keni dhënë paraprakisht pëlqimin tuaj. Ju lutemi të kontrolloni nëse informacioni në fushat e paraplotësuar është i saktë. Pas aktivizimit të llogarisë tuaj Happy Pay, Ju jeni klienti ynë dhe të dhënat ruhen në pëputhje me Ligjin nr. 124/2024 duke marrë të gjitha masat e duhura të sigurisë. 4. CILAT TË DHËNA PERSONALE MBLEDHIM 4.1 Për qëllime të proceseve të identifikimit dhe verifikimit të identitetit (KYC) per hapjen e llogarisë së parasë elektronike Happy Pay, ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në lidhje me identitetin tuaj dhe të dhëna të tjera të nevojshme. Pa këto të dhëna, ne nuk do të ishim në gjendje të ofrojmë shërbimet përkatëse dhe të hapim llogarinë tuaj. 4.2 Kategoritë e të dhënave personale që ne mund të mbledhim (drejtpërdrejt nga ju ose nga burime të tjera të lejuara, në përputhje me nenin 3 më sipër) përfshijnë: Detajet e identifikimit: Emri, Mbiemri, Atesi, gjinia, numri personal i identifikimit, data e lindjes, kombësia dhe shtetësia, sipas të dhënave në Dokumentin e Identifikimit; Detajet e kontaktit: Adresa, numri i telefonit; Të dhëna mbi profilin ekonomik: burimi i fondeve, punësim sipas deklarimit tuaj; Të dhënat biometrike: Imazhe të fytyrës foto (selfie) dhe video të përdorura për verifikimin e gjallërisë (liveness detection) gjatë procesit të identifikimit; 4.3 Në varësi të produkteve dhe shërbimeve që përdorni (p.sh. wallet, pagesa, BNPL/financim), ne mund të përpunojmë dhe: Të dhëna për vigjilencën e duhur (CDD/AML): informacion mbi marrëdhënien e punësimit, të ardhurat, burimin e fondeve, si dhe të dhëna nga regjistra publikë ose burime të tjera të lejuara ligjërisht (p.sh. Regjistri i Kredive pranë Bankës së Shqipërisë); Të dhëna financiare dhe të transaksioneve: informacion mbi pagesat tuaja (p.sh. pagesa utilitare, pagesa ndaj tregtarëve/partnerëve), përfituesit, përshkrimi i transaksioneve, si dhe të dhëna të lidhura me llogaritë tuaja (p.sh. IBAN); Të dhëna për vlerësimin e kreditit: në rast aplikimi për produkte financimi (BNPL), të dhëna të nevojshme për analizën e aftësisë paguese dhe vendimmarrjen për dhënien e financimit; Të dhëna mbi përdorimin e shërbimeve: të dhëna mbi përdorimin e aplikacionit Happy, faqes së internetit, mediave sociale dhe kanaleve të komunikimit. Metadatat e sjelljes (p.sh. kohëzgjatja e sesionit, navigimi në ekran, ndërveprimet) përpunohen për qëllime statistikore dhe, kur është e mundur, në mënyrë të agreguar ose pa identifikim të drejtpërdrejtë. 5. QËLLIMI DHE BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT 5.1 Qëllimet Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme dhe mbi bazat përkatëse ligjore: a) Për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe ndërmarrjen e hapave para lidhjes së kontratës: ✓hapja dhe administrimi i llogarisë së parasë elektronike; ✓ofrimi i shërbimeve të pagesave (p.sh. pagesa utilitare, pagesa ndaj tregtarëve/partnerëve); ✓përpunimi i transaksioneve dhe ekzekutimi i urdhrave të pagesës; ✓vlerësimi i kërkesave për produkte financimi (p.sh. BNPL) dhe menaxhimi i marrëdhënies kontraktuale. b) Për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore: ✓ identifikimi i klientit dhe kryerja e procedurave të vigjilencës së duhur (KYC/CDD); ✓përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit ë terrorizmit (AML/CFT); ✓verifikimi dhe raportimi pranë autoriteteve kompetente, si Banka e Shqipërisë dhe autoritete të tjera mbikëqyrëse; ✓ konsultimi dhe raportimi në Regjistrin e Kredive pranë Bankës së Shqipërisë, në kuadër të vlerësimit të kreditit. c) Për interesat tona legjitime: ✓ menaxhimi i rrezikut, përfshirë rrezikun e kredisë dhe atë operacional; ✓parandalimi dhe zbulimi i mashtrimit, abuzimeve dhe përdorimit të paautorizuar të shërbimeve; ✓ garantimi i sigurisë së sistemeve dhe integritetit të transaksioneve; ✓ përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimi i funksionaliteteve të reja, bazuar në analiza të të dhënave (kur është e mundur në mënyrë të agreguar); ✓ administrimi i marrëdhënieve me klientët dhe komunikimi me ju; Përpunimi i të dhënave personale për qëllimet e përcaktuara në pikat (a), (b) dhe (c) nevojitet për ofrimin e shërbimeve tona. Nëse nuk siguroni të dhënat e kërkuara, nuk mund të jemi në gjendje të lidhim ose vijojmë marrëdhënien kontraktuale me ju. d) Mbi bazën e pëlqimit tuaj: dërgimi i komunikimeve të marketingut (oferta, promovime, reklama) për produktet dhe shërbimet tona, të grupit ose partnerëve tanë apo çdo përpunim tjetër për të cilin kërkohet pëlqimi sipas legjislacionit në fuqi. Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, pa ndikuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes së tij. Tërheqja e pëlqimit mund të bëhet përmes kanaleve tona të komunikimit ose mekanizmave të menaxhimit të preferencave. 5.2 Kuadri Ligjor: ✓ Neni 7/1 i Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ✓ Ligji Nr. 55/2020 për “Shërbimet e Pagesave”, Ligj Nr. 9917, dt. 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit” (dhe legjislacionit vijues në këtë fushë). ✓ Ligj Nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” (i ndryshuar) ✓ Aktet rregullative të Bankës së Shipërisë 6. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE SENSITIVE (PËRFSHIRË TË DHËNAT BIOMETRIKE) Në rastet kur përpunojmë të dhëna sensitive, përfshirë të dhëna biometrike (si imazhe të fytyrës për qëllime identifikimi), Happy Pay sigurohet që ky përpunim të kryhet në përputhje me nenin 9 të Ligjit Nr. 124/2024. Përpunimi i këtyre të dhënave kryhet vetëm kur: ✓ ju keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur për një ose më shumë qëllime të përcaktuara; dhe ✓ janë zbatuar masa të përshtatshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të subjektit të të dhënave. Këto të dhëna përpunohen në mënyrë të kufizuar, vetëm për qëllimet e identifikimit dhe verifikimit të identitetit, dhe nuk përdoren për qëllime të tjera. 7. PROFILIZIMI DHE VENDIMET E AUTOMATIZUARA 7.1 Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në analizën e profilit dhe vendimmarrjen e automatizuar, e cila përdor të dhënat e profilit tuaj (informacione personale, të dhëna të vigjilencës së duhur dhe të dhëna të identitetit ekonomik). Përpunimi është i drejtë dhe transparent dhe zhvillohet pa diskriminim midis jush dhe klientëve të tjerë në bazë të lidhjes/përmbushjes së një marrëveshjeje dhe interesit tonë legjitim. 7.2 Në kuadër të ofrimit të produkteve financimi (p.sh. BNPL), profilizimi dhe vendimmarrja e automatizuar mund të përdoren për vlerësimin e aftësisë paguese, analizën e rrezikut të kredisë dhe marrjen e vendimeve lidhur me miratimin ose refuzimin e kërkesës suaj. Këto procese na ndihmojnë të sigurojmë konsistencë në vendimmarrje, të reduktojmë rrezikun e mospagesës dhe të përmirësojmë efikasitetin e shërbimeve tona. Përpunime të ngjashme mund të përdoren gjithashtu për parandalimin e mashtrimit dhe garantimin e sigurisë së transaksioneve. Përdorimi i profilizimit për qëllime marketingu kryhet vetëm mbi bazën e pëlqimit tuaj. 7.3 Në rastet kur vendimet bazohen vetëm në përpunim të automatizuar dhe prodhojnë efekte ligjore ose ndikojnë ndjeshëm tek ju, ju keni të drejtë të kërkoni ndërhyrje njerëzore, të shprehni pikëpamjen tuaj dhe të kundërshtoni vendimin.Keni të drejtë të kërkoni informacion shtesë mbi logjikën e përdorur, rëndësinë dhe pasojat e parashikuara të këtij përpunimi, si dhe të ushtroni të drejtat tuaja duke na kontaktuar përmes metodave të përcaktuara në nenin 13.2 të kësaj Politike Privatësie. Ne do të shqyrtojmë kërkesën tuaj dhe do t’ju informojmë në përputhje me legjislacionin në fuqi. 8. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE NË MARKETING 8.1 Të dhënat tuaja personale mund të përpunohen për qëllime marketingu nga Happy Pay dhe/ose kompanitë e tjera të Grupit, vetëm mbi bazën e pëlqimit tuaj të shprehur. Nëse jepni pëlqimin për komunikime marketingu, ju mund të merrni informacione mbi produktet dhe shërbimet tona, si dhe ato të kompanive të tjera të Grupit. Për të tërhequr pëlqimin tuaj ose për të refuzuar marrjen e komunikimeve marketingu, ju mund të na kontaktoni përmes detajeve të kontaktit të përcaktuara në këtë Politikë ose të menaxhoni preferencat tuaja përmes kanaleve tona të disponueshme. 8.2 Komunikimet që lidhen me ofrimin e shërbimeve, përmbushjen e detyrimeve kontraktuale ose ligjore, si dhe administrimin e marrëdhënies suaj me ne (përfshirë njoftime mbi pagesat, detyrimet, ndryshimet në termat dhe kushtet, tarifat ose informacione të tjera operacionale), nuk konsiderohen komunikime marketingu dhe janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve tona.