Termat & Kushtet

PROGRAMI

Programi i besnikërisë Happy është krijuar për të përmbushur dhe shpërblyer klientët besnikë tëkompanive të cilat aplikojnë këtë program besnikërie gjatë veprimtarisë bazuar në blerjet e tyre dhe ofertat speciale për anëtarët.

Anëtarët e skemës së besnikërisë do të gëzojnë përfitime unike si:

-Pikët që mbledhin nga secila blerje në dyqanet e kompanive pjesëmarrëse (fizike/dyqaneelektronike).

-Oferta të personalizuara që ndihmojnë anëtarët të fitojnë më shumë pikë bazuar në blerjet osekarakteristikave individuale (performanca).

-Pikë ekstra (ditëlindje, regjistrim i ri, promocion etj.).

 

Për realizimin e përfitimeve apo gjenerimit të tyre nga anëtarët, ekzistojnë kanale të dedikuara të komunikimit.

Programi i Besnikërisë Happy, i përfaqësuar nga Shoqëria On Solutions, anetar i Balfin Group,me qender ne Tirane, Shqiperi me Nipt M02219018E me seli qëndrore në Tiranë, Rruga“Shkëlqim Fusha”.

Për realizimin dhe zbatimin e këtij Programi, nevojitet grumbullimi I të dhënave personale të Klientëve, të cilët japin pëlqimin e tyre në momentin e deklarimit. Shoqëria On Solution në zbatim të Programit të Besnikërisë Happy mirëmban dhe përpunon të dhënat e anëtarëve në mënyrë konfidenciale,respekton privatësinë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative.

1. Regjistrimi në program/Anëtarësia

Procesi i anëtarësimit në programin e besnikërisë Happy, mund tërealizohet në dy forma:

i.Ne dyqanet fizike

– Anëtari i ri mund të vizitojë çdo dyqan, të kompanive pjesëmarrëse për tu bërë pjesë e skemës.

– Për tu pajisur me kartën e anëtarësimit (plastike) çdo anëtar i ri duhet të disponojë një numërtelefoni celular.

– Anëtari i ri deklaron të dhënat e tij duke plotësuar formularin e aplikimit.Nëpërmjet formularit ose aprovimit verbal, klienti jep pëlqimin e tij për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale.

ii. Duke vizituar faqen zyrtare të Programit të Besnikërisë – www.happy.al

– Përmes kësaj metode, çdo anëtar i ri do të ketë kartë elektronike

– Anëtari i ri duhet të krijojë profilin e tij individual me telefonin e tij /saj celular.

– Më pas do të marrë një kod verifikimi dhe do të vazhdojë me vendosjen e informacionitpersonal.

– Për të përfunduar regjistrimin si anëtar i ri, përdoruesi duhet të pranojë termat dhe kushtet, të cilat përfshijnë edhe dhënien e pëlqimit për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të vendosura.

2. TERMAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME

– Çdo kartë anëtare është dhe mbetet pronë e programit të besnikërisë “Happy” dhe nuk mund të përdoret për asnjë motiv tjetër jashtë programit të besnikërisë “Happy”.

– Karta e anëtarësimit është tërësisht personale dhe nuk mund të transferohet.

– Karta e anëtarësisë nuk është kartë krediti ose debiti. Anëtari, në pikëpamjen tij, nuk mund tëbëjë transaksione parash, përveçse të gëzojë privilegje të përcaktuara më parë nga programi.

– Kompania rezervon të drejtën të modifikojë në mënyrë të njëanshme sistemin e shpërblimit. Nëkëtë rast kompania duhet të njoftojë të gjithë anëtarët përmes njoftimit në faqen e internetitwww.happy.al.

– Karta e anëtarësisë dhe privilegjet e përfituara janë të vlefshme vetëm në Republikën eShqipërisë dhe rrjetin e kompanive pjesëmarrëse në territorin shqiptar. Në rast se do tëketë perditësime kompania duhet të njoftojë të gjithë anëtarët përmes njoftimit në faqen einternetit www.happy.al.

– Karta mund të zëvendësohet në rast të humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit duke kontaktuarsuportin ose duke vizituar në dyqanet partnere të Happy Loyalty Program te cilët i gjeni në Aplikacionin Happy.

3. PËRFUNDIMI

– Kompania rezervon të drejtën të ndërpresë anëtarësimin e klientit në Program, (ose tëndalojë çdo përdorim të kartës në raste specifike të veprimeve ose mashtrimeve të paligjshme) nëçdo kohë me njoftim paraprak përmes e-mail ose kanali tjetër komunikimi të deklaruar nga klienti.

– Kompania ka të drejtë të modifikojë në mënyrë të njëanshme ndonjë nga kushtet e kësajmarrëveshje, duke përfshirë mënyrën e llogaritjes së pikëve dhe sasisë së shpërblimeve. Çdomodifikim i tillë do t’u komunikohet anëtarëve të programit me çdo mjet të duhur në detajet ekontaktit që ai/ajo ka deklaruar në këtë kërkesë ose duke postuar ndonjë modifikim brendadegëve të kompanisë, faqes së internetit etj.

– Nëse, për ndonjë arsye, shoqëria modifikon një pjesë ose të gjitha kushtet e programit osendryshon privilegjin e programit, anëtari nuk do të ketë asnjë pretendim kundër shoqërisë nëse ai ka dhënë paraprakisht miratimin për çdo ndryshim të kushteve.

– Vlefshmëria e pikëve te mbledhura nga çdo faturë është 1 vjecare. Pikët zbriten nga llogaria e klientit në rotacion 1 vjeçar sipas afatit kur është kryer blerja nëqoftëse klienti nuk arrin ti konvertojë në një nga nivelet shpërblyes.

– Nëse karta nuk është përdorur asnjëherë për më shumë se dy (2) vjet, kompania do ta njoftojë anëtarinpërmes Email dhe/ose Viber Mesazh 2 muaj para datës së skadimit.Nëse anëtari nuk e përdor kartën para skadimit të saj, karta do të çaktivizohet dhe nuk mund të përdoret.

4. MBROJTJA E TË DHËNAVE

– Kompania rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale, pas marrjes së aprovimit nga Klientët, në mënyrë që të përmirësojëmenaxhimin e klienteve të saj dhe të promovojë produktet.

– Kompania mbledh direkt nga anëtari në momentin e rregjistrimit të dhënat e mëposhtme:Emër, Mbiemër , Gjinia, Adresa, Qyteti, Kodi, Tel, Email, Data e lindjes.Vetëm anëtarët e moshës 18 vjeç e lart duhet të jenë në gjendje të behen pjesë e Programitdhe privilegjeve të tij. Nëse konstatohet ndonjë e dhënë personale e mbledhur nga një personnën moshën 18 vjeç pa një pajtim të verifikueshëm prindëror, këto të dhëna do të fshihen samë shpejt që të jetë e mundur.

– Qëllimet për të cilat ne përpunojmë të dhënat e anëtarit janë si më poshtë:

• Përfitimi dhe shlyerja e pikëve që anëtari ka mbledhur.

• Lajmërime me email, SMS, Viber dhe / ose thirrje telefonike në lidhje me lajmet tona,produktet e reja dhe ofertat e përgjithshme.

• Dërgimi i ofertave speciale të personalizuara që janë ekskluzivisht për anëtarin si privilegjeshtesë të mbajtësve të kartave në përputhje me preferencat e tyre.

4.1. Transmetimi tek palët e treta

Të dhënat personale të anëtarëve do të përpunohen nga QIVOS – WE CREATE CUSTOMERLOYALTY A.E. (www.qivos.gr) Athinë, Greqi që ofron platformën e Programit Happy meshërbimet e programit të besnikërisë dhe vepron në emër të tij. Kjo kompani merr të njëjtatmasa për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarit me shoqërinë Onsolutions dhe

përpunon të dhënat bazuar në dispozitat/kufijtë specifikë referuar Ligjit Shqiptar nr. 9887, datë10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

a.Shoqëria nuk do të ndajë me asnjë palë të tretë të dhënat personale të anëtarit, pa pëlqimine tij/saj.

b. Anëtari jep pëlqimin e tij që të dhënat personale të aksesohen, regjistrohen dhe përpunohennga Kompania Onsolutions sh.p.k- pjesë e Balfin Group dhe nga QIVOS-që ofron platformën dheshërbimet e programit të besnikërisë.

c. Kompania nuk do të ndajë të dhënat personale të klientit me asnjë palë të tretë, përveçse kurështë e nevojshme që ndonjë person nga stafi, punonjësit, agjentët, kontraktorët osefurnitorët, të kryejë një shërbim, ose të përmbush ndonjë detyrë në Republikën e Shqipërisë(përfshirë asistencë marketingu, hulumtimin e tregut,shërbimin ndaj klientit, dhe administrimine anëtarësisë së tij/saj, shërbimet e ofruara për anëtarin, llotaritë e produkteve ose çmimeve,promocione etj.).

d.Kompania nuk do të ndajë të dhënat personale të klientit me asnjë palë të tretë, përveçse në rastet kur i bëhet e ditur Klientit që të dhënat e tij do t’i transferohen personave të tretë dhe ai ka dhënë aprovimin e tij.e. Çdo promocion marketing, informacion, pyetsorë do të dërgohet nën logon dhe emrinHappy.

4.2. Koha e vëzhgimit të të dhënave personale

Kompania mirëmban dhe përpunon të dhënat tuaja për sa kohë që karta juaj e anëtarësimitmbetet aktive dhe pas këtij momenti i fshin ato nga database e saj, duke mos u përdorur më për asnjë qëllim deri në aktivizimin e ri me pëlqimin e klientit.

4.3 Politikat e privatësisë

Procesi i përpunimit të të dhënave personale zhvillohet në atë mënyrë që siguronkonfidencialitetin e tij. Kompania përdor masat e duhura teknike dhe organizative të sigurisë,ndjek rregullat dhe procedurat e tjera për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga çdo qasjee paautorizuar, keqpërdorim, ndryshim, zbulim, humbje ose shkatërrim aksidental / ipaligjshëm dhe çdo formë tjetër e përpunimit të paligjshëm.

4.4 Të drejtat e anëtarëve

Ju lutemi vini re se për të gjitha qëllimet e përmendura më lart të përpunimit, anëtari mund tëushtrojë, në çdo kohë, të drejtën për të hyrë, korrigjuar dhe/ ose fshirë të dhënat e tijpersonale, duke kontaktuar Kujdesin për Klientin të programit përmes kanaleve të mëposhtmetë kontaktit:

-Tel: +355 44803999:

-E-mail: loyalty@happy.al

Ose duke u loguar ne faqen zyrtare të internetit www.happy.al ose nepermjet aplikacionit Happy.

Anëtarët kanë të drejtat e mëposhtme:

– Të kërkojë një kopje të të dhënave personale që kompania disponon për ta (kompania idërgon kushtet përmes postës elektronike);

– Të kërkojë (në rrethana të caktuara) për fshirjen e të dhënave personale; kur nuk ekziston mënjë bazë ligjore për t’i ruajtur ato (e drejta e fshirjes);

– Të kërkojë nga kompania që të azhornojë dhe korrigjojë cdo të dhënë personale të vjetëruarose të pasaktë që shoqëria mban për anëtarin (e drejta e ndreqjes);

– Të heqë dorë nga çdo komunikim marketing që kompania mund t’i dërgojë anëtarit dhe t’ikundërshtojë kompanisë, nëse kompania nuk ka arsye të ligjshme për ta bërë atë (e drejta ekundërshtimit);

– Të kërkojë nga kompania (në rrethana të caktuara) të “kufizojë përpunimin e të dhënave”; qëdo të thotë se mund të ruajmë të dhënat për përfitimin e anëtarit, por jo t’i përdorim ato (edrejta për të kufizuar përpunimin);

– Shoqëria do të ndërmarrë cdo veprim të mundshëm për të përmbushur kërkesën e klientitbrenda një (1) muaji nga paraqitja dhe identifikimi i saj, duke informuar me shkrim anëtarin përkërkesën e tij në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave;