Lançohet projekti “Co-Branded Credit Card Happy-Tirana Bank”

“Co-Branded Credit Card Happy-Tirana Bank”Jemi shumë të lumtur të shpallim projektin tonë të ri në bashkëpunim me Tirana Bank, një partner strategjik, i cili i bashkohet programit të Loyalty përmes Kartës së Kreditit Co-Branded.Një falenderim i madh shkon për punën e shkëlqyer dhe sinergjinë e investuar nga kolegët e Tirana Bank, ekipi IT i Grupit Balfin dhe partneri jonë Qivos, që bënë të mundur finalizimin me sukses të këtij projekti.

“Co-Branded Credit Card Happy-Tirana Bank” vjen si një avantazh konkurrues në tregun shqiptar duke ju ofruar klientëve tanë besnikë:

• Dyfishim të pikëve Happy për çdo blerje në dyqanet SPAR, NEPTUN, JUMBO, FGA

• Mundësi pagese me këste nga 2-12 muaj me interes 0%.

• Kupon i hapur me vlerë 500 lekë kur arrihet niveli i parë 5000 pikë

• Kupon i hapur me vlerë 500 lekë kur arrihet niveli i dytë 10.000 pikë

*Kuponi i hapur nënkupton që klienti mund t’a përdorë në secilin prej dyqaneve JUMBO/NEPTUN/SPAR/FGA për çdo blerje mbi 1,000 lekë

• Të gjithë klientët e rinj që do të aplikojnë për një kartë krediti në Tirana Bank, tani e tutje do të marrin co-branded Happy Tirana Bank.

• Të gjithë klientët ekzistues, në fillim duhet të sigurohen se kanë një kartë Happy të mëparshme (nëse jo, ata mund të regjistrohen).

Po klientët e Tirana Bank që kanë tashmë një kartë krediti?A përfitojnë nga “Co-Branded Credit Card Happy-Tirana Bank”?

Patjetër që po!

Ky projekt kujdeset që të mbështesë të gjithë klientët e Tirana Bank.Klientët ekzistues me Kartë Krediti TB, mund të drejtohen në çdo degë të Tirana Bank dhe të aplikojnë për të përfituar nga Co-Branded Credit Card me kartën ekzistuese që mbajnë.Procesi i ç’aktimit të atributeve të reja nuk do të zgjasë më shumë se 2 minuta dhe përfitimet e klientit do të jenë më të mëdha se kurrë.

Ky bashkëpunim i suksesshëm mes On Solutions dhe Tirana Bank, sjell në jetë një produkt unik, i cili do të jetë një vlerë e shtuar për klientët tanë duke fuqizuar dhe diferencuar markat tona në treg.

Gjithashtu, ne besojmë se do t’a vlerësoni “Co-Branded Credit Card Happy-Tirana Bank” dhe do të jeni ambasadorët më të mirë për ta promovuar atë tek miqtë dhe anëtarët e familjes tuaj.