VETURË SMART DHE PLOT DHURATA TË TJERA, SPAR BËN TË LUMTUR 50 KLIENTË

Spar Albania nuk ndalet me surprizat dhe dhuratat fantastike, me të cilat përpiqet të shpërblejë sa më shumë klientë besnikë, në çdo periudhë të vitit.
Ditën e diel, më datë 18 Maj, u hodh shorteu Live pranë hipermarketit Interspar në TEG, të një fushatë që ka zgjatur plot 3 muaj, me datë nisjeje 16 Shkurtin, dhe mbarimi më 16 Maj në të gjithë rrjetin e supermarketeve Spar. Ky shorte bëri të lumtur me dhjetra fitues të cilët me zgjuarsi kishin zgjedhur t’i bënin pazaret e tyre vetëm në rrjetin lider të supermarketeve SPAR.

Dhuratat që u shpërndanë ishin dhurata të llojit “SMART”, që jo më kot lidheshin aq bukur dhe me vetë mënyrën e blerjes në SPAR, ku kursimi dhe cilësia janë parimi i panegociueshëm që kompania kujdeset të ofrojë gjithmonë për konsumatorët e saj.

“Bëhu i zgjuar, bli në Spar”- ishte slogani që tërhoqi me mijëra qytetarë të provonin fatin, duke u bërë pjesë e shorteut në mënyrën më të thjeshtë.