OnSolutions njoftoi sot bashkëpunimin më të fundit me Agjencinë e Rinisë të Bashkisë Tiranë që mundëson përfitime shtesë për të gjithë të rinjtë e pajisur me kartën studentore, duke krijuar një sinergji unike midis Kartës HAPPY dhe Kartës së Studentit.
Karta HAPPY është programi më novator dhe më i madh i Besnikërisë në Shqipëri, i krijuar për të shpërblyer konsumatorët besnikë për çdo blerje. Programi është i bazuar në blerjet e anëtarëve dhe kombinon markat më të mira në Shqipëri nën një skemë të vetme. Aktualisht, katër kompani janë pjesë e programit, por kompania OnSolutions tregon se akoma më shumë do t’i bashkohen në të ardhmen.
Karta e Studentit, krijuar në vitin 2019 nga Agjencia e Rinisë në Bashkinë Tiranë, është mjeti nëpërmjet të cilit studentët përfitojnë mjaft avantazhe, tarifa të reduktuara dhe oferta të dedikuara, si nga institucionet publike ashtu edhe nga subjektet private, të cilët i janë bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë. Partneri më i ri i kësaj nisme është kompania novatore OnSolutions.